Këshilla se si të ndihemi të ngopur

0
469

Sigurisht se shumicës prej nesh na ka ndodhur të kenë problem me faktin se kanë uri gjatë gjithë kohës. Ky është një shqetësim që prej tash do t’i jepni fund. Duke ngrënë ushqime të shëndetshme. Por, ka disa këshilla për t’u ndjerë të ngopur.

Time Online jep 5 këshilla si duhet vepruar që njeriu të mos ketë uri të shpeshtë.

Këshilla e parë ka të bëjë me ushtrimet
Pasi ju ushtroni sport, vrap është normale që të ndiheni të uritur dhe të kërkoni të hani ushqime me kalori. Por mundohuni që ushtrimet sportive ti bëni për qejf, si për shembull të kërceni, të bëni serf dhe not. Këto lloj sportesh edhe janë të dobishme dhe argëtuese.

Të flini mjaftueshëm
Gjumi është një element i rëndësishëm që ju të jeni të “ngopur”, dhe jo të uritur. Një gjumë i mirë dhe i plotë nuk prish ekuilibrin e organizmit.

Të pini sa më shumë ujë
Konsumimi i ujit jo vetëm që ju bën që të mos keni uri, por edhe e shuan atë. Uji e ngop barkun duke bërë që ju të ndiheni më të fryrë dhe të mos keni uri të vazhdueshme.

Të hani në të njëjtin orar
Regjimi i rregullt i konsumimit të ushqimit është një gjë e mirë për faktin se organizmi juaj kërkon ushqim në një orar të caktuar dhe kjo rutinë bëhet për ju e përhershme.

Evitoni stresin
Stresi është një element që të shkakton uri. Kjo është vërtetuar prej kohësh. Njerëzit e stresuar duan që të merren me diçka, dhe ushqimi i bën ata më të plotësuar. Por në këtë rast duhet evituar që ju të keni një mendje të kthjellët dhe një organizëm të shëndetshëm.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here