Këshilla për të patur një dekor ndryshe (foto)

0
724

Mendoni që karriget tuaja të jenë të personalizuara dhe të përmbajnë detaje të ndryshme në ahengun tuaj festiv? Ja disa këshilla se çfarë mund të realizoni për martesën tuaj!

Tabela të gdhendura prej druri
Tabelat e drurit janë një ide e veçantë për të dekoruar karriget e çiftit. Për një dasëm që nodshta realizohet në natyrë dhe druri i shkon më së miri këtij ambienti. Ndërkohë, një dru i gdhendur me inicialet e çiftit mund të jetë një suvenir për ta mbajtur gjithë jetën si kujtim.1Korniza me dërrasë të zezë
Personalizimi mund të realizohet me disa korniza ku në vend të fotografisë ka një dërrasë të zezë të shkruar me shkumës.2Shkrim i printuar
Ekziston mundësia që shkrimi i vendosur në karrige të jetë i printuar në materiale të ndryshme. Kjo varet në bazë të tematikës që është zgjedhur për dekorin e ambienit.3

Shkrim i formuar me tel
Romanticiteti mund të shprehet në mënyra të shumta, një prej tyre është shkrimi “Better Together” i realizuar me metal. Në këtë mënyrë ai bashkon dy karriget dhe ndoshta më vonë mund të vendoset në murin e shtëpisë si detaj dekorues.4

Varg lulesh
Karriget jo domosdoshmërisht duhet të kenë tabelat e personalizuara, mund të vendosen edhe lulet. Një varg me lule do t’i shkonte një dekori klasik duke i shtuar ëmbëlsinë ambientit. /revistaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here