Kërcëllitja me dhëmbë është makth i vërtetë për dhëmbët

0
46

FLEMË,i shtrëngojmë shumë dhëmbët, nofulla dhe muskujt punojnë – çdo i pesti person në gjumë pavetëdijshëm i kërcet dhëmbët. Shkaku më i shpeshtë është stresi, ndërsa diçka më rrallë dhëmbët e shtrembëruar ose sëmundjet e nofullës.

Kërcëllitja në moshën e rritur mund të ketë pasoja shumë të pakëndshme, ndërsa nuk është shqetësuese te fëmijët që ende kanë dhëmbët e qumështit.

Stomatologët kanë llogaritur që tensioni të cilin e krijojmë në dhëmbë me kërcëllitje mund të krahasohet me peshën prej 150 kilogramësh. Varësisht prej kohëzgjatjes së shtrëngimit, kërcitja mund të ketë pasoja të dëmshme për dhembët dhe nofullën dhe mund të çojë deri te kokëdhimbja dhe dhimbjet në shpinë. Problemi më i madh është që shumica së bashku me shtrëngimin lëviz edhe nofullën e poshtme çka mund të dëmtojë edhe smaltin më të rezistueshëm të dhëmbëve.7163319076_71d1557673Dhëmbët të cilët janë nën tensionin më të madh mund të njihen sipas një shkëlqimi të veçantë, ndërsa dhëmbët me smaltin e dëmtuar janë më të ndjeshëm ndaj të ngrohtit, ftohtit, ëmblës dhe aciditetit. Simptomë tipike është edhe nofulla që dhemb pas zgjimit, ndërsa kërcëllitja afatgjate dhe intensive çon edhe deri te dhimbjet në muskuj të sistemit përtypës të cilat janë të lidhura me muskujt në qafë dhe supe.

Si ta ndalni

Në treg ekzistojnë mbrojtje të ndryshme plastike për dhëmbë, ndërsa më efikase janë ato që janë bërë sipas masës dhe tërësisht i përgjigjen nofullës së caktuar. Megjithatë, zgjidhja më e mirë afatgjate është heqja e shkakut të kërcëllitjes në çka mund të ndihmojnë teknikat e relaksimit ose reduktimi gradual i stresit të përditshëm me pushime më të shpeshta.

Kërcëllitja pas periudhës stresuese të jetës mund të zhduket edhe vetvetiu, por stomatologët paralajmërojnë që kërcëllitja nuk duhet të nënvlerësohet. Nëse simptomat nuk ndalen ose partneri juaj disa herë ju paralajmëron për kërcëllitjen gjatë natës, kërkoni ndihmën e stomatologut. Kërcëllitja është veçanërisht shqetësuese tek të rinjtë sepse mund të çojë te deformimi dhe problemet afatgjate të funksionimit bazik të muskulaturës dhe nyjave.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.