Kate: Ja cila ishte dhurata ime e parë për Mbretëreshën Elizabeth

0
78

Të zgjedhësh një dhuratë është gjithmonë shumë e vështirë, por imagjinoni sa e vështirë mund të jetë nëse të duhet të zgjedhësh një dhuratë për Mbretëreshën Elizabeth.

Në një program televiziv, Princesha Kate ka folur për dhuratën e parë që i ka bërë Mbretëreshës gjatë festave të fundvitit. Ajo ka shpjeguar se ishte në Sandringham, për herë të parë për Krishtlindje dhe ishte e shqetësuar se çfarë dhurate duhet t’i jepte Mbretëreshës.

Kate dhe MbretereshaNë deklaratën për “The Telegraph”, Kate ka thënë se në fillim mendoi një dhuratë që mund t’u jepte gjyshërve të saj, por më pas ky mendim mund të shkonte shumë keq, ndaj vendosi të bëj recetën e gjyshes së saj për “chutney” (një salcë me origjinë nga India).

Pavarësisht shqetësimit të Kate, duket se Mbretëresha e kishte pëlqyer dhuratën. Nëpërmjet tregimit të saj, Kate na kujton se ndonjëherë edhe për një Mbretëreshë, ajo që ka më shumë vlerë është një gjest i thjeshtë. /tiranaobserver/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here