Kasatë e ftohtë shtëpie – Më e ëmbla dhe e freskëta për verën

0
100

Një ëmbëlsirë fantastike për ditët e nxehta të verës, freskuese, e lehtë dhe me shije të mrekullueshme.

Kasatat janë padyshim ndër ëmbëlsirat më të preferuara gjatë stinës së verës.

Dikur ato ishin ndër specialitetet më të veçanta të restoranteve dhe pastiçerive ndërsa sot nostalgjia e shijes së saj mes gjithë ëmbëlsirave dhe akulloreve të shumëllojshme që ofrojnë dyqanet e ëmbla zgjon padyshim dëshirën për t’i provuar sërish.

AgroWeb.org sjell më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së kasatës së shtëpisë, një recetë e thjeshtë në përgatitje por që të magjeps tërësisht me shijen e saj.

Receta e Përgatitjes së Kasatës Krejt Lehtë

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

4 filxhanë çaji me akullore (mund ta blini të gatshme ose ta bëni vet. Nëse preferoni ta përgatisni akulloren në shtëpi klikoni këtu)

1 lugë gjelle gjalpë i freskët

Dy lugë gjelle me kokrra reçel qershie

Dy lugë gjelle kakao

1 lugë gjelle biskota të thjeshta

1 lugë gjelle arra të thërrmuara

Përgatitja

 Në tasin ku keni akulloren, ju udhëzon që të shtoni gjalpin i cili duhet të jetë i shkrirë në temperaturë ambjenti, kokrrat e reçelit të qershisë, arrat e thërrmuara dhe përzjeini bashkë.

Në tasin apo formën ku do përgatisni kasatën vendosni një shtresë me akulloren e përgatitur me arra e kokrra reçeli qershie, shtroni biskota dhe më pas vendosni një shtresë tjetër akullore.

Futeni në zonën e ngrirjes së frigoriferit dhe lëreni derisa të ngrijë plotësisht.

Më pas nxirreni nga frigoriferi dhe përmbyseni në një pjatancë.

Sipas preferencës sipër mund t’i hidhni pak çokollatë të shkrirë, disa kokrra reçel qershie ose edhe fruta të tjera apo përbërës të tjerë sipas dëshirës.

Kasatën mund ta përgatisni edhe ndryshe, shtroni në tasin apo formën që do përdorni për kasatën si fillim një shtresë akullore, spërkateni me arrat e thërrmuara, biskotat dhe kokrrat e reçelit kokërr dhe më pas shtoni shtresën tjetër të akullores dhe futeni në zonën e ngrirjes së frigoriferit.

//agroweb/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.