Kabuni me rrush të thatë

0
48

E lehtë për tu përgatitur dhe me një shije speciale: Kabuni me rrush të thatë është propozimi ynë për sot.

Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:kabuni-jpg

Përbërësit:
200 gramë oriz
400 ml ujë
100 gramë sheqer
2 lugë gjelle vaj ulliri
pak kripë
½ lugë kafe me kanellë
½ lugë çaji me karafil
100 gramë rrush të thatë
50 gramë gjalp

Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj dhe gjalp skuqim orizin derisa të marrë ngjyrë. I shtojmë 3 gota ujë.  Më pas i shtojmë kanellën, kripën, karafilin dhe e lëmë të ziejë derisa ta pijë tërë ujin.  I shtojmë sheqerin dhe e lëmë derisa të shkrijë plotësisht. Në fund i shtojmë edhe rrushin e thatë. Kabuninë mund ta shërbeni me disa forma specifike.Mund ta konsumoni të ngrohtë ose të ftohtë sipas dëshirës.//shije/

Komento