Ju ka ndodhur të mendoni diçka dhe më pas të jetë realizuar, ja pse ndodh kjo gjë

0
35

Sapo ju lajmëruan se shefi dëshiron t’ju takojë. Filloni të mendoni se ku keni gabuar, mos vallë do t’ju flasë për vonesat e ditëve të fundit apo do ta ketë vënë re rënien e rendimentit në punë dhe çuditërisht ashtu ndodh vërtetë.

Ose për shembull keni frikë se nuk do ia dilni në provimin e patentës apo do nuk do të pranojnë projektin e ri që paraqitët në klasë, pra, shumë shpesh na ka ndodhur që diçka që kemi menduar ka ndodhur vërtetë ashtu. Ky fenomen shpesh ngatërrohet me fuqi të veçanta magjike apo aftësi parashikuese, por në fakt ka vetëm një emër: Efekti Pigmalione, i njohur dhe me emrin Rosenthal, nga emri i psikologut gjerman që foli i pari për këtë fenomen. Sipas këtij fenomeni njerëzit ndikohen nga mendimet e tyre derisa të veprojnë, me vetëdije ose jo, derisa të ndodhë. Ja pse ndodh një gjë e tillë.

Sugjestionizmi: Ndodh në jetën e përditshme, në punë apo shtëpi. Çdo individ trajtohet siç e pret ta trajtojnë të tjerët. Me fjalë të tjera, e ndjeni se keni vlerë në punë? Nga shefi juaj do trajtoheni me vlerat që keni. Sugjestionizmi do të jetë aleati më i mirë që ato që mendoni të ndodhin. Vetëm kini kujdes të jenë vetëm pozitive.

Besimi: Besimi është aspekti thelbësor i efektit Pigmalione dhe falë tij mund të vijnë shumë të mira. Mendimet tuaja konkretizohen kur keni besim në aftësitë tuaja apo kur dikush të fokusohet tek ju. Do të ndikoheni nga besimi që ju japin të tjerët në fakt, apo akoma më mirë kur jeni vetë ju që tregoni anën e fshehtë dhe shumë të nevojshme.

Pritshmëritë: Pritshmëritë mund të ndikojnë në lidhjen tonë dhe performancën që marrim nga të tjerët. Rosenthal ka treguar se nëse mësuesit mendonin se disa fëmijë ishin më lartë se mestarja nga ana intelektule, i trajtojnë më me vëmendje dhe do të kenë më shumë besim tek aftësitë e tyre. Por, me kalimin e kohës është vënë re se janë pikërisht ata fëmijë që kanë rezultate më të mira. Dhe kjo ndodh falë pritshmërive të larta në kapacitetin e tyre që vjen me besimin dhe vihen në kushtet që të japin më të mirën e kapaciteteve të tyre. Morali? Besoni në aftësitë e të tjerëve dhe do të merrni atë që dëshironi.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here