Jemi në dimër, ja arsyet pse shëndoshemi!

0
7

Mungesa e diellit ul nivelin e serotonines, e cila lidhet me gjendjen tone shpirtërore. Dhe kur jemi të mërzitur, ne kërkojmë ushqime kalorike, si çokollata e zezë.

Dembelizmi. Koha e ftohtë na bën të lëvizim më pak. Në më të shumtën e rasteve, preferojmë të kalojmë orë të tëra në kanape, të mbuluar, duke parë tv.

Këtë dimër le t’i themi Po:

1. Shegës: frut që mund të gëzohet vetëm këtë periudhë. Ajo forcon zemrën dhe përmirëson qarkullimin.

2. Agrumeve: përmbajtje e lartë në vitaminë C, e nevojshme për të forcuar imunitetin. Preferoni portokallet dhe qitrot me ngjyrë rozë.

3. Hurmave: kanë më shumë antioksidantë se sa 1 kokërr mollë. Shprehja 1 mollë në ditë largon doktorin, këtë stinë mund të zëvendësohet me “1 hurmë në ditë…”

4. Fasuleve të zeza: Një burim i shkëlqyer i substancave që nevojitet mëlçisë sonë për proceset e detoksikimit të trupit. Ato kanë fare pak kalori dhe janë shumë të pasura në proteinë, të cilat edhe na ngrohin në ditët e ftohta.

5. Gështenjat: na ofrojnë lëndë të nevojshme për prodhimin e serotoninës dhe melatoninës, hormonet kyç në luftën kundër depresionit dhe pagjumësisë.

6. Rrezeve të diellit: Të paktën 30 min duhet të qëndrojmë te ekspozuar nëpërmjet duarve dhe fytyrës ndaj rrezeve të diellit, kur ato janë të pranishme. Vitamina D, që aktivizohet në këtë mënyrë në trupin tonë, është e çmuar dhe e pazëvendësueshme.

I thoni Jo:

1. Mishit të përpunuar si sallamet, salsiçet: janë të pasura në konservues që rrisin aktivitetin toksik.

2. Akolit të tepërt: është një nga promotorët kryesorë të një sërë tumoreve

3. Djathërave kalorikë: janë burimi kryesor i kalorive të tepërta në stinën e dimrit.

4. Porosive me telefon: zakonisht në dimër na pushton dembelizmi. Porositë e gatshme janë kurthi më i zakonshëm i ngarkesës me kalori të panevojshme dhe yndyrna të dëmshme.

5. Pickimit përpara televizorit: të shikuarit televizor, ul metabolizmin dhe na bën të djegim më pak kalori se zakonisht. Konsumi i ushqimeve përpara televizorit, na bën të mos kontrollojmë dot sasinë e energjisë me të cilën e ngarkojmë trupin tonë, ndërkohë që ka shumë gjasa të mos e harxhojmë dot dhe ajo të kthehet në dhjamë.

Nga Blerina Bombaj

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here