Ja vlerat ushqyese të avokados

0
337

Avokado është një frutë ekzotike e cila ende nuk po vlerësohet aq sa duhet, ndoshta për faktin se nuk kanë folur shumë për të gjitha dobitë që sjellë ajo. Për këtë arsye, ne ju sjellim disa nga dobitë e jashtëzakonshme që vinë nga ngrënia e këtij fruti.

Parandaluese i shumë kancereve
Avokadot kanë treguar se parandalojnë rritjen e kancerit të prostatës. Po ashtu, shumë studime tjera kanë konstatuar se komponimet e caktuara në avokado janë në gjendje për të kërkuar qelizat para­kanceroze dhe kanceroze të kancerit në gojë dhe asgjësimin e tyre pa dëmtuar qelizat e shëndetshme.

Avokado, sikurse vaji i ullirit është me përmbajtje të lartë të acidit folik dhe në studime të shumta ka treguar se mund të parandalojë kancerin e gjirit.8861-avokado

Mbron sytë dhe ul kolesterolin
Avokadot kanë më shumë luteinë karotenoid se sa çdo frutë tjetër e konsumuar. Luteina mbron sytë nga dobësimi dhe nga sëmundjet e moshës.Në anën tjetër, avokadot janë të pasura në sitosterol beta, një kompleks që ka treguar për nivele më të ulëta të kolesterolit.

Në një studim, 45 vullnetarë përjetuan një rënie mesatare te kolesterolit prej 17 për qind, pasi konsumuan avokado vetëm për një javë.

Mban zemrën e shëndoshë
Një gotë me avokado ka 23 për qind të vlerës së rekomanduar ditore në folate. Studimet tregojnë se njerëzit që hanë ushqime të pasura me folate kanë një nivel shumë më të ulët të sëmundjeve të zemrës se sa ata që nuk e bëjnë këtë.

Vitamina E dhe glutathionet në avokado kanë veti të mëdha për mbrojtjen e zemrës suaj. Nivele të larta të acidit folik në avokado janë edhe mbrojtëse kundër sulmeve në zemër. /Zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here