Ja si të përgatisni kifle me bistek

0
11

Përbërësit

  • 2 vezë
  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 gotë ujë të vakët
  • 1 gotë vaj vegjetal
  • 1 maje
  • 1,5 lugë të gjellës kripë
  • 3 lugë të gjellës sheqer pluhur
  • miell

Hapat

Qumështin e vakët, ujin e vakët, sheqer pluhurin dhe majën e derdhim në një enë të thellë.

Glazurën e lëni rreth 10 minuta në pritje, pastaj ia shtoni vajin vegjetal, kripën dhe miellin dalë nga dalë.

Do ta përfitoni një brumë të butë, të cilën e lëni në pritje rreth 30 minuta për tu fryer në temperaturë të dhomës.

Pasi fillon të fryhet brumi e ndani në copa të vogla, e bëni role dhe ia japni formën e bistekut.

Kiflet e formuara i lëni në pritje rreth 15 minuta, pas pritjës i lyeni me të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë celsius për 10-15 minuta.

Ju bëftë mirë!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here