Ja si duhet t’i vishni fëmijët gjatë stinës së dimrit!

0
189

Edhe gjatë stinës së dimrit fëimjët e vegjël duhet të dalin në ajër të pastër dhe për këtë arsye nëna duhet ta veshë atë në mënyrën e duhur në mënyrë që ai të ndihet mirë si edhe të mos ketë ftohtë.

Duke filluar që nga tutat dhe deri tek shalli, ja cilat janë rrobat që duhet t’i vishni një fëmije të porsalindur në stinën e dimrit.

I porsalinduri dhe i ftohti: Fëmija nuk duhet të vishet apo mbulohet me shumë rroba gjatë dimrit. Me përjashtim të ditëve të para pas lindjes fëmija nuk ka ftohtë më shumë se një i rritur. Për të kuptuar nëse ai ka ftohtë apo ngrohtë nuk duhet të prekni këmbët apo duart e tij sepse në përgjithësi këto gjymtyrë janë të ftohta duke qënë se nuk është maturuar ende aftësia e vetërregullimit të temperaturës trupore.

Ju duhet të prekni zonën e barkut të fëmijës, nëse ajo është e ngrohtë dhe e djersitur dhe fëmija është i veshur apo mbuluar shumë, duhet ta lehtësoni atë nga veshjet.

Çfarë duhet të bëjmë për të mos e ekzagjeruar? Veshja e parë duhet të jetë një trupore pambuku e cila duhet të jetë më mengë të shkurtra dhe sipër saj një trupore pambuku me mëngë të gjata. Sipër saj mund të vishni një palë tuta të holla prej pambuku ose materiali disi më të trashë nëse temperatura është e ulët brenda shtëpisë.

Këmbët e fëmijës duhet të jenë gjithmonë të ngrohta dhe për këtë arsye duhet t’i vishni papuçe. Mos harroni se këmbët e ngrohta do të favorizojnë edhe një gjumë të mirë tek fëmija. Nuk duhet të harroni vendosni kapuçin prej pambuku i cili do të mbrojë fëmijën nga otiti. Nëse do të dilni jashtë shtëpisë fëmijës duhet t’i vishet një xhup i përshtatshëm si edhe doreza.

Po këpucët? Një i porsalindur nuk ecën dhe në vija të përgjitshme këpucët janë të panevojshme, megjithatë një palë këpucë në formë çorapesh të ngrohta mund t’i përdorni në rast se xhupi i fëmijës nuk është i atij version që të përfshijë brenda edhe këmbët e vogla./

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.