Ja pse mushkonjat ju kafshojnë

0
185

A ju ka ndodhur të jeni në mesin e shumë personave dhe mushkonjat t’ju kafshojnë vetëm juve?

Duket sikur e kanë vetëm me ju dhe sikur injorojnë të tjerët. Nëse nuk e keni ditur “Unik’ ju tregon se 1  në 5 persona tërheqë më shumë mushkonja se sa tjerët. Prandaj disa persona pickohen më shpesh.

Grupi I gjakut luan një rol të rëndësishëm nëse do t’ju kafshojnë ose jo mushkonjat. Nëse grupi juaj i gjakut është 0, ju mund të kafshoheni më shumë nga mushkonjat sepse ky grup i gjakut tërheqë dyfish më shumë ato.

Shkenctarët kanë  dhënë disa argumente shtesë mbi disa prej fatorëve pse mushkonjat pickojnë njerëzit.

Ata thonë se aroma, shikimi dhe i nxehti ndikojnë në pickimin e njeriut nga insektet.

Mushkonjat janë insekte të bezdisshme që pëlqejnë të kafshojnë dhe të bëjnë shenja mbi ne.

Pjesa më interesante është se këto duket se duan të kafshojnë disa njerëz më shumë se të tjerët!

Ka fakt disa faktorë që ju bëjnë më tërheqës ndaj mushkonjave. Nëse e keni dëgjuar ndonjëherë atë, kjo është për shkak se lëkura juaj është më e ëmbël, kjo nuk është e gabuar.

Janë disa kategori njerëzish që bien pre e mushkonjave më shumë.

-Personat që ushtrojnë;

-Personat që lahen rrallë;

-Shtatzënat;

-Personat që pinë shumë alkool në veçanti birrë;

-Personat që veshin shumë ngjyrën e zezë dhe të kuqe;

Pickimi nga mushkonjat mund të shkaktojë disa ndërlikime shëndetsore tek njerëzit:

-Alergji;

-Irritim të lëkurës;

-Kruajtje në trup;

-Puçrra të kuqe;

-Sëmundje infektive;

Ju propozojm të dizinfektoni ambientin tuaj, të përdorni spray dhe kremra që largojnë mushkonjat dhe të spërkatni hapësirat e kopshtit tuaj me pesticide.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.