Ja pse gënjejnë fëmijët!

0
1

Si ta bësh fëmijën të kuptojë që gënjeshtra nuk është zgjidhja e duhur?

Nuk ka njëri në botë që nuk ka thënë një gënjeshtër gjatë gjithë jetës së vet.

Kur fëmijët tanë fillojnë të thonë gënjeshtra, ne nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kur fëmijët gënjejnë prindërit e tyre ndjehen fajtorë për këtë.

A e dini se sjellja juaj në situata të caktuara mund të ndikojë edhe fëmija juaj të fshehë të vërtetën dhe të gënjej.

Para së gjithash, ju duhet të kuptoni pse fëmija juaj po gënjen dhe cili është shkaku pse ai po gënjen!
Ja disa arsye që i bëjnë fëmijët të gënjejnë dhe format se si të evitoni këtë shprehi.

  1. Shumë shpesh fëmijët gënjejnë sepse e dinë që e vërteta sjell dënim dhe ata kanë frikë. Mos u zemëroni me fëmijën tuaj për çdo gjë të vogël. Mundohuni të inkurajoni të thoni të vërtetën ndoshta duke e bërë ndëshkimin më pak të rëndë.
  2. Shumica e prindërve ndihen të shqetësuar kur dëgjojnë ndonjë lajm të keq për fëmijët e tyre. Kjo është e natyrshme.Fëmijët e dinë këtë. Një nga arsyet pse fëmija do të gënjejë më tepër është thjeshtë sepse ai ose ajo i do prindërit dhe nuk dëshiron t’i bëjë ata të mërzitur.
  3. Ata nuk gënjejnë, por fantazojnë. Fëmijëria është një kohë e përkryer për të luajtur me imagjinatën. Fëmijët e vegjël e shohin botën krejtësisht ndryshe. Ata përpiqen të shohin gjithë magjinë e kësaj bote.
  4. Fëmijët thonë gënjeshtra sepse nuk kujtojnë. Është e natyrshme që nganjëherë harrojmë gjërat e bëra apo të ndodhura në të kaluarën. Fëmijët gjithashtu e kanë këtë problem. Ata nuk janë një kompjuter për të kujtuar gjithçka kur pyeten për diçka që ka ndodhur brenda pak ditësh.
  5. Të gjithë prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të sjellshëm dhe t’u mësojnë atyre sjellje të mira .Ndonjëherë fëmijët fshehin të vërtetën, vetëm për tu dukur të sjellshëm. Ndonjëherë fëmijët mendojnë se gënjeshtra është zgjidhje e problemeve.
  6. Prindërit shpesh u kërkojnë fëmijëve një pyetje duke pritur vetëm një përgjigje të vetme, por përgjigjet e fëmijëve do të jenë të ndryshme. Kjo nuk është një gënjeshtër, por ai / ajo e di vetëm këtë.
  7. Fëmijet shpenzojnë shumë kohë duke luajtur me imagjinatën dhe duke provuar role të ndryshme. Nganjëherë fëmijët mund të kenë frikë të tregojnë të vërtetën për disa gjëra të këqija, sepse ata e ndiejnë këtë.
  8. Prindërit janë modeli kryesor në mënyrën se si zhvillohen në personalitet fëmijët. Arsimi fillon në shtëpi. Fëmijët shikojnë dhe dëgjojnë ngjarjet në shtëpi. Një fëmijë kopjon prindërit e tij / saj në çdo gjë.
//unik/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here