Ja pse fëmijët e fundit mbeten gjithnjë të vegjël

0
48

Ja Iliri, Anila dhe Dritani i vogël: kështu i prezantojnë nënat fëmijët e tyre. Thjesht harrohet fakti se Dritani i vogël është gati 40 vjeç dhe e ka numrin e këmbës 43-shi.

Fenomeni gjithsesi është i kuptueshëm dhe shumë i lidhur me kristalizimin e roleve në familje. “Të vegjlit e shtëpisë” do të mbeten gjithnjë të vegjël po ashtu si “shejtani” mes fëmijëve do të mbetet gjithnjë “shejtan” edhe nëse bëhet prift. Por, sipas një studimi australian, mamatë vërtet që “vuajnë” nga një sindromë që i bëjnë t’i shohin fëmijët e vegjël si vërtet të vegjël.

Iluzioni i foshnjës – Ka diçka më tepër në këndvështrimin e një nëne ndaj fëmijëve më të vegjël. Ekspertët e quajnë “iluzioni i foshnjës” dhe kjo e çon nënën që ta shohë fëmijën më të ri si më të vogël fizikisht krahasuar me të tjerët. Studimi ka përfshirë 747 gra me më shumë se një fëmijë, duke nxjerrë në pah se 70% e tyre e shohin të lindurin e fundit si të paktën 7,5cm më të shkurtër seç është realisht, ndërkohë që kanë një perceptim të drejtë për gjatësinë e fëmijëve më të mëdhenj. Një iluzion i tillë e bën nënën ta shohë të voglin gjithnjë si të parritur.

//shendeti/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.