Ja pse është mirë të keni ndjeshmëri ndaj aromave gjatë shtatzënisë

0
93

GJATËperiudhës së shtatzënisë nëna e ardhshme bëhet tepër e ndjeshme ndaj aromave, të cilat në të shumtën e rasteve e bëjnë të vështirë jetesën e saj të përditshme, duke qënë se ajo mund të vjellë qoftë duke nuhatur edhe një aromë e cila mund të rezultojë e pakëndëshme për shqisën e të nuhaturit të gruas.

Përse ndodh e gjithë kjo?

Në shtatëzani do të vihet re një rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave për shkak të rritjes së volumit të gjakut gjatë qarkullimit, duke bërë që në disa pjesë të organizmit qarkullimi të jetë më i madh. Kjo do të bëjë që funksioni i disa organeve të jetë më efektiv.

Sytë dhe hunda janë më të “prekurit” nga ky ndryshim. Krahas kësaj do të kenë një ndikim edhe faktorët hormonalë. Siç e dimë disa aroma mund të jenë helmuese dhe për pasojë mund të dëmtojë shëndetin e fetusit pasi janë thithur.87876-633x422Duke qënë kështu mund të themi se kjo rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave mund të shërbejë si një mekanizëm mbrojtës nëpërmjet së cilit nëna mund të kuptojë cila aromë është e dëmshme dhe të largohet prej saj.

Aroma e detergjentëve

Duhet të keni kujdes me pesticidet, insekticidet dhe të gjitha substancat e ngjashme me to, kjo pasi ato mund të shkaktojnë lindje prematurë, keqformime të lindura apo edhe abort spontan (nëse kontakti me to bëhet në fazën e hershme të shtatëzanisë).

Përsa i përket detergjentëve pastrues që ndodhen në shtëpitë tuaja mund të themi se disa prej tyre nuk konsiderohen helmues, ndërsa produktet që përmbajnë klor dhe amoniak duhet të përdoren sa më pak nga gruaja shtatëzanë. Nëse aroma e detergjentëve e shqetëson nënën duhet të përdorë produkte natyrale. /Express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here