Ja pse duhet të zgjidhni vetëm paketimin në qelq

0
31

Zgjidhni paketimin e qelqit për ujin mineral, për verën dhe vajin e ullirit. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani një dietë pa nikel. Shpesh çmimi i ushqimit ulet në varësi të paketimit në të cilin ruhet dhe kjo sjell më shumë probleme në shëndet.

Mjeku Giorgio Calabrese, profesor në universitetin e Aleksandrisë në Napoli, ka vënë në dukje për “Ansa” se, me këto paketime në shishe, apo kavanoza xhami, ne mund të sigurojmë një përmbajtje të ulët me nikel.

Alergjitë nga nikeli janë të zakonshme dhe shpesh të lidhura me ushqimin. Nëse zgjedhim një enë qelqi për të ruajtur ushqimin dhe për të tregtuar ushqimet dhe pijet, do të ndihmojmë trupin për të mbajtur nivelet e tolerueshme ditore të nikelit të përcaktuara nga Këshilli i Sigurisë së Ushqimit në normën 0.28 mikrogramë. “Përmbajtja e nikelit është më e madhe në produkte si vaji i ullirit ekstra i virgjër, i cili mund të jetë ruajtur në kuti ose në bidona.glass-bottlesÇdo herë që hamë ushqim të oksiduar, ndjejmë një fyerje në të gjithë muret e zorrëve dhe qelizat e trupit, sepse peroksidet hyjnë kudo dhe ndikojnë “ndryshkjen e bërthamës qelizore dhe pastaj ADN-së”.

Sipas studimit të fundit të këtij universiteti, përqëndrimi i nikelit, një metal alergjike dhe toksik, është më i madh në mostrat e marra nga kanaçet dhe kutitë, ndërsa përqindja e zinkut, një element mikro-thelbësor, është më shumë i pranishëm në enët prej qelqi me ngjyrë të gjelbër.

thermalite-660-660w//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here