Ja çka duhet përdorur që mos të kemi probleme me barkun e fryrë

0
816

Të kesh një trup me përmasa të dëshiruara duhet jo vetëm përkushtim por mbi të gjitha zgjedhje cilësore ushqimesh si dhe të bëjmë rregullisht ushtrime fizike. Shpesh herë na ndodh që të kemi një peshë optimale, mirëpo, përsëri mund të kesh një bark jo të sheshtë. Për të pasur një bark sa më të bukur ju duhet të merreni në mënyrë të veçantë me disa lloj ushtrimesh. Njihuni me disa rregulla që do t’iu ndihmojnë në lidhje me këtë problem.

Disa truke të përditshme
Për të evituar këtë problem ju duhet të konsumoni katër ose pesë vakte në ditë, me intervale të rregullta. Ha ulur në tavolinë, përtypu ngadalë dhe mos fol gjatë ngrënies për të mos gëlltitur ajër. Lufto stresin me këtë ushtrim të thjeshtë: ulu, çliroje veten nga mendimet, merr frymë thellë. Pastaj shtyp me gishtin e madh vijat horizontale të pëllëmbës së dorës tjetër. Masazho pëllëmbën e majtë nga e majta në të djathtë. Përsërite masazhin në dorën tjetër nga e djathta në të majtë sipas principeve të refleksologjisë, këto lëvizje stimulojnë zorrën e trashë.

Çaji ndihmon
Kundër fryrjeve të stomakut, në mëngjes dhe në darkë, përgatisni një çaj kamomili dhe portokalli të ëmbël, që mund ta ëmbëlsosh me një lugë me mjaltë duke e lënë atë të vakët. Nëse pasi ke ngrënë ndihesh e fryrë pi një lëng ananasi që është perfekt për të thithur gazrat e zorrëve ose çaj me kopër, sepse favorizon tretjen. Ndërsa për të mbajtur nën kontroll stresin, optimale është bari i bletës.

Disa ushqime që ndihmojnë
Nëse je e dobët nuk ke nevojë të ulësh kaloritë. Por për të luftuar fryrjet e barkut duhet të kufizosh dhjamërat e mishit janë të rëndë për t’u tretur, qëndrojnë gjatë në stomak. Jepu shije pjatave me spec të kuq: në doza të vogla lehtëson tretjen.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here