Instituti i Shëndetit Publik paralajmëron: Kujdes nga uji i pishinave!

0
14

Instituti i Shëndetit Publik në një postim të radhës në facebook ka paralajmëruar dhe tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve vendas e jo vetëm, mbi efektet negative të ujit të pishinave në organizëm.

Ndër të tjera ISHP-ja thekson se “uji i pishinave mund të bëhet shkaktar i sëmundjeve të lëkurës, diarresë etj”…

Për më tepër lexoni shkrimin e plotë:

UJI DHE PISHINAT

Çfarë duhet të dimë për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve nëpërmjet ujit (të ndotur) gjatë notimit?

  • Sëmundjet përhapen përmes kontaktit (gëlltitjes, frymëmarrjes ose vetëm prekjes) me ujë të ndotur.
  • Sëmundja më e zakonshme është diarreja e cila mund të shkaktohet nga shumë baktere të ndryshme, që mund të përhapen në ujë .
  • Në pishina mikrobet që shkaktojnë sëmundje janë eliminuar nga klori, por megjithatë klori nuk funksionon menjëherë pasi do kohë që të veprojë. Duhet kohë që të eliminohen mikrobet, ndërkohë që ka disa prej tyre, që janë rezistente ndaj klorit dhe mund të jetojnë në pishina për disa ditë. Kjo është arsyeja pse edhe pishinat më të mira përsa i përket higjenës, mund të përhapin sëmundje. Ju mund të parandaloni përhapjen e mikrobeve në pishina në radhë të parë me sjelljen tuaj të shëndetshme.

Ja çfarë mund të bëni për të parandaluar sëmundjet:

  • Mos notoni kur jeni me diare.
  • Mos gëlltisni ujin e pishinës.
  • Bëni një dush para se të notoni, si dhe lani duart pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenave
  • Bakteret që mbani në trupin tuaj përfundojnë në ujë.
  • Ndërroni pelenat shpesh.
  • Ndërrojini pelenat në tualet dhe jo në pishinë. Mikrobet mund të përhapen në sipërfaqet dhe objektet në dhe rreth pishinës duke përhapur infeksione.
  • Lani fëmijën tuaj me kujdes (sidomos fundin e pasmë) me sapun dhe ujë para notimit.

Gjithkush ka sasi të padukshme të materieve fekale në fundin e tyre që përfundojnë në pishinë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.