I nxehti i verës, kujdes dehidraimin e fëmijëve

0
47

“Kujdes nga nxehtësia e verës dhe rreziku i dehidratimit“.Kjo është këshilla e ekspertëve të komitetit shkencor të Acqua Panna, për këtë verë të nxehtë, në prag të një vale të nxehti afrikan.

Pikërisht në këtë klimë të verës, mundësia e dehidratimit mbetet shumë e lartë. Prandaj, apeli i ekspertëve është i rëndësishëm. “Ardhja e nxehtësisë ndikon në humbjen e lëngjeve dhe kripërave minerale nga trupi ynë, rrjedhimisht balancin e ujit: fëmijët duhet të pijnë më shumë, sepse uji luan një rol thelbësor në zhvillimin e trupit të tyre” thekson profesor Marcello Giovannini, një anëtar i Komitetit shkencor Acqua Panna, profesor i pediatrisë në Universitetin e Milanos, themelues dhe president i Shoqatës italiane të ushqyerit pediatrik.

Kundër dehidratimit, ekspertët gjithashtu këshillojnë që fëmijët të respektojnë dhe orët e ngrënies çdo ditë, veçanërisht mëngjesin, në mënyrë që të mos kenë nevojë për kalori gjatë orëve të ardhshme.

Gjithashtu të rritet konsumi i frutave dhe perimeve sezonale, së bashku me kosin dhe ushqime të freskëta, lehtësisht të tretshme dhe të pasura me ujë.

Së fundi, pini të paktën 1.5 litra ujë në ditë, për të rifituar lëngjet dhe kripërat minerale të humbura me djersitje.

Tek fëmijët (dhe të moshuarit) nuk është e zhvilluar ndjenja e etjes prandaj duhet të tregoni kujdes të kontrolloni sasinë e ujit që pijnë, sepse në momentin që ata ndiejnë etje, kjo tregon që gjendja e hidratimit nuk është e mirë.

Dehidratimi ndikon në performancën fizike dhe mendore, në oreks, jep dhimbje koke, nervozizëm, përgjumje dhe përshpejtim të frymëmarrjes.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.