I keni gatuar perimet gjatë gjithë kësaj kohe gabim!

0
88

Nëse mundeni t’i rezistoni tundimit për t’i larë perimet sapo i merrni nga marketi, atëherë do ishte shumë mirë.

Mund të duket si një ide e mirë por duke i shplarë produkutet në advancë mund të krijoni një mjedis të përshtatshëm për bakteret të shumohen. Nëse nuk keni kohë atëherë ju këshillojmë t’i lani perimet para në kohë dhe thajini mirë. Sapo gjethet të jenë të thara, mbajini në qese të veçuara dhe vendosni brenda , në mënyrë që të thithet lagështira e tepëruar.lemonrosemaryveg-81

Ka shumë perime të cilat mund t’i prisni një ose dy ditë më përpara, ndërsa disa të tjera nuk mund t’i prisni deri sa të jetë koha e duhur për t’u konsumuar. Nëse prisni hollë perime të forta si kungulli, sallata e Brukselit, lulelakra ose brokoli do ndikojë në shijen e tyre.

Shmangni prerjen e patëllxhanit dhe domates më përpara. Patëllxhani i prerë më përpara, nëse nuk përdoret do fillojë të marrë shumë shpejt ngjyrë kafe. Lëngu i limonit ose kripa mund të ndalojnë patëllxhanin të marrë atë ngjyrë. Gjithashtu një përfitim tjetër i mosprerjes së tyre është që në këtë mënyrë nuk humbasin shijen.

Tregohuni të vëmendshëm kur shikoni lëkurën e perimeve. Po, duket ide e mirë t’i blini të gjitha perimet të shtunën ose të djelën dhe pastaj t’i mbani për gjithë javën, por disa nga këto perime nuk do qëndrojnë të freskëta deri ditën e shtatë. Artiçokat, asparagu, avokado, kërpudhat, misri dhe brokoli do fillojnë të vyshken 2 ditët e para. Specat, preshi, domatet dhe sallata kale mund të rezistojnë gjithë javën. Ndërsa karrotat, patatet dhe qepët mund të jenë të freskëta dhe për më gjatë. Ju rekomandojmë që kur të blini të bëni një plan se çfarë do gatuani gjatë javës që perimet të mos shkojnë dëm sepse në këtë mënyrë do humbasinë të gjitha vlerat e tyre.//shije

Komento