Horoskopi i muajit korrik, karriera dhe biznesi

0
392

Jeni të shqetësuar se nuk morët maksimumin në muajin që kaloi? Mesa duket ky muaj do të jetë një hap drejt ngritjes së themeleve të karrierës tuaj në vazhdim.

Dashi

Edhe pse gjatë muajit Korrik do të disiplinoheni në mënyrën sesi të rrisni biznesin tuaj, përsëri do të përballeni me disa vështirësi për shkak të mungesës së burimeve dhe fuqisë punëtore. Por gjatë pjesës së dytë të muajit duket se gjërat do të kthehen në favorin tuaj. Në pjesën e tretë të muajit ju do të kërkoni për disa punonjës më të kualifikuar gjë që nuk do të jetë e lehtë, mund t’ju duhet të shpenzoni më shumë para.

Demi

Për ta rikthyer biznesin tuaj në rrugën e duhur, do të udhëtoni në vende të reja gjatë muajit Korrik. Do të takoni disa njerëz të rinj, të cilët do të jenë të dobishëm për zgjerimin e biznesit tuaj. Ky muaj do të jetë një pikënisje e një karriere më të mirë dhe të qëndrueshme. Por do të kuptoni se përgatitjet dhe përpjekjet tuaja nuk janë në nivelin e duhur. Prandaj do t’ju duhet të punoni më shumë,

Binjakët

Do të takoheni dhe diskutoni me njerëz të rinj për përparimin profesional në muajin Korrik. Ky muaj do të jetë i suksesshëm për karrierën tuaj dhe përveç kësaj, ju do të keni rezultate të favorshme edhe në biznes.

Gaforrja

Gjatë këtij muajit do të keni një dëshirë të brendshme për të shkëlqyer në fushën e karrierës. Por e gjitha do të varet nga ju nëse do t’i përdorni mundësitë pozitive në mënyrën e duhur apo do t’i lini të shkojnë kot. Nëse jeni biznesmen, do të shihni se gjatë javës së parë, biznesi dhe fitimet tuaja do të kenë shumë progres. Megjithatë, planetet tregojnë se mund të ketë më shumë sfida në gjysmën e dytë të muajit.

Luani

Këtë muaj do ta përdorni pozitivisht për rritjen e biznesit tuaj. Do të bëni përpjekjet më të mira për t’u kujdesur për të gjitha pengesat në jetën profesionale. Do të keni sukses të madh në pjesën e parë të muajit. Por pjesa e dytë e muajit do ju gjejë pak nervozë për karrierën tuaj.

Virgjëresha

Në muajin Korrik të lindurit e kësaj shenje do ta çojnë biznesin e tyre në nivelin e ardhshëm. Do të keni përmirësim të burimeve dhe pajisjeve tuaja në vendin e punës. Java e dytë dhe e tretë e muajit do të jenë mjaft të favorshme për karrierën tuaj. Megjithatë, është e rëndësishme që të mos devijoni në çështje joproduktive, në vend të kësaj fokusohuni në karrierën tuaj.

Peshorja

Megjithëse do të bëni përpjekje për të rritur karrierën tuaj këtë muaj, për shkak të mungesës së burimeve nuk do të mund të shkoni në drejtimin që dëshironi. Do të jeni më aktiv për të përmirësuar biznesin tuaj në pjesën e dytë të muajit. Ju do të merrni rezultate më të mira për përpjekjet tuaja.

Akrepi

Gjatë këtij muaji do të keni përparim të ngadaltë në aspektin e karrierës për shkak të mungesës së burimeve dhe menaxhimit të kualifikuar. Sidoqoftë, gjatë pjesës së dytë të muajit gjërat do të ndryshojnë dhe do të jeni më produktivë. Do të ketë shumë mundësi pozitive për ata që dëshirojnë të fillojnë një punë të re nëse do t’i shfrytëzojnë mirë ato.

Shigjetari

Në muajin korrik do të jeni në gjendje të krijoni lidhje me biznesin tuaj. Do të mendoni për disa ndryshime të domosdoshme në politikat tuaja të biznesit. Por për shkak të mungesës së parave dhe burimeve ju nuk do të jeni në gjendje t’i zbatoni ato menjëherë. Kjo do t’ju shkaktojë stres të padëshiruar. Për ata që janë në sektorin e shërbimeve, ky muaj do të jetë jetik për karrierën tuaj.

Bricjapi

Në krahasim me të kaluarën, Bricjapi do të ketë më shumë sukses në sipërmarrjet e biznesit gjatë muajit Korrik. Ju do të merrni feedback pozitiv për idetë tuaja kreative. Sa i përket karrierës, ky muaj do të sjellë shumë ndryshime pozitive në jetën tuaj, por mund të ketë ulje dhe ngritje në pjesën e dytë të muajit.

Ujori

Gjatë muajit korrik do të keni sukses në karrierën tuaj, por për shkak të mungesës së parave dhe burimeve do të haseni me një ngadalësim të progresin. Kjo gjë do ju shkaktojë disa momente nervozizmi, por me aftësitë dhe idetë inteligjente do të jeni në gjendje të ktheni situatën në favorin tuaj.

Peshqit

Në muajin korrik, do të keni interes në përmirësimin e karrierës suaj. Ju gjithashtu do të fokusoheni për rezultate më të mira gjatë javës së parë, të dytë dhe të tretë të muajit. Sipas pozicionit planetar, do të merrni rezultate të shkëlqyera gjatë kësaj periudhe. Ju do të krijoni një rol të fortë në fushën e biznesit. Karriera juaj do të jetë shumë progresive këtë muaj, por kjo varet nga ju nëse do të bëni maksimumin.

//eo/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.