Historia e trishtë e Bardha Delias: Si u transformua im bir autik pas vaksinës

0
2142

“Nuk është kurrë tepër vonë për të zgjeruar mendjen e një personi me autizëm”- ka thënë Temple Grandin. Autizmi është një çrregullim kompleks misterioz i trurit që prek disa fëmijë, por ende shkaqet e shfaqjes së tij mbeten të papërcaktuara.

Numri i prindërve të cilët refuzojnë t’u bëjnë vaksinat fëmijëve në moshën 1-vjeçare, por vjen duke u rritur. Kjo lidhet me frikën e tyre se ajo mund të shkaktojë autizëm tek fëmijët, pavarësisht se nuk ka ende asnjë studim i cili tregon një lidhje midis vaksinës dhe autizmit.
Por, historia që ka treguar Bardha Delia për “Shije”, është një tjetër dëshmi e cila shkon në krah të gjithë atyre prindërve që sot gjenden para një rruge pa krye, të ngërthyer në frikën e të panjohurës, ende pa përgjigje…

Një kalvar i gjatë…
Mund ta ndjesh në zërin e Bardhës, në sytë e saj, e cila dhe pas kaq vitesh ende vërtitet rreth pyetjes së mundimshme: Po sikur?
“2 muaj pas vaksinimit, jeta e tij mori tjetër rrjedhë. Truri i tij ndaloi së funksionuari në mënyrë të menjëhershme,” – tregon ajo me një zë të mbytur. “Para kësaj kohe ai ishte një fëmijë normal që fliste, reagonte, dëgjonte, dhe madje kishte filluar të hidhte hapat e parë pikërisht në ditën që do të mbushte plot 1 vjeç.
Bardha, nënë e 6 fëmijëve tashmë e kishte kuptuar se me djalin e saj të vogël diçka nuk shkonte dhe duhet të vepronte, të gjente shkakun që i vogli i saj i kishte harruar tashmë edhe belbëzimet e para ma-ma, ba-ba.

“Në momentin e parë kur pashë se ai nuk po reagonte ndaj asnjë lloj veprimi si më parë, mendova se humbi dëgjimin,”- tregon ajo. Mund të kishte menduar çfarëdolloj gjëje shkaku tjetër, por jo vaksinën.
Përkundrazi. Shqetësimi dhe meraku prej nëne nuk e linin të jetonte e qetë. I kishte filluar vizitat mjekësore që nga mjeku i familjes, duke mos ditur se ku të drejtohej tjetër, dhe përgjigja që kishte marrë ishte pikërisht kjo: “Mos u shqetëso! Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse kështu janë djemtë. Ata reagojnë gjithmonë më me vonesë se femrat.”auu
Por ajo nuk e mbylli me kaq. Insistoi për të kuptuar se çfarë ndodhi ashtu papritur. Më tej, pas rreth 6 muajsh ankthi, stresi dhe kush e di mbase sa ndjenjash të tjera të përziera, vendos që t’i bëjë edhe 2 audiograma, të cilat rezultuan fatmirësisht shumë normale.
Dikush i rekomandoi Qendrën e Zhvillimit Mendor në Kombinat, për të takuar një mjeke pediatre-neurologe. Aty i dhanë lajmin më të hidhur, që do të rrënqethte çdo prind: Fëmija juaj i përket grupit të fëmijëve autikë.
“Menjëherë pas kësaj, e vetmja gjë që më shkonte ndër mend të bëja, ishte të kërkoja informacione për autizmin, të zhbiriloja qoftë edhe fjalën më të vogël, sepse kisha dëgjuar vetëm shkarazi për të.”

Pohimi i frikshëm…
Bardha Delia nuk ka lënë gurë pa lëvizur vetëm e vetëm që ta kthejë djalin e saj ashtu siç ishte para se të bënte atë vaksinë të mallkuar, siç edhe e quan ajo. Ndërkohë që të gjithë mjekët në Shqipëri ishin përpjekur t’i mbushnin mendjen se djali e kishte të lindur autizmin, një mjek nga Polonia i pohoi të kundërtën.
“Para dy vitesh djali im u diagnostikua nga një mjek polak. E mbajti djalin tim për 3 javë rresht, nga 2 deri 3 orë në ditë për ta diagnostikuar. Ishte i vetmi që më tha se ai e kishte autizmin të fituar, dhe jo të lindur,”- shprehet ajo, sikur donte të thoshte që e kishte ditur këtë që prej fillimit.
E kishte gëzuar pa masë me lajmin se ai do t’i kthehej gjendjes normale, do të belbëzonte sërish, do të dëgjonte sërish, do të jetonte sërish…
Kur ai mbushi 5 vjeç i duhej të bënte një tjetër vaksinë, por Bardha nuk e lejoi. Kishte bërë kërkesë që mjekët të firmosnin se vaksina nuk do të kishte asnjë pasojë tek djali, dhe kur nuk kishte marrë një përgjigje, kishte hequr dorë. “Ata nuk pranuan të firmosnin një deklaratë siguria. Unë e di, jam e bindur se qe pikërisht vaksina që e ka dëmtoi”.

Përmirësimi
Për fatin e tij të mirë, ai po i kthehet normalitetit, falë terapisë intensive që ndjek çdo ditë. Ajo pohon se ka arritur rreth 80 për qind të interaktivitetit. Ai tashmë shkon në kopsht, sëbashku me fëmijët e tjerë dhe gëzon shëndet të plotë. Kjo e ka bërë Bardhën të harrojë të gjitha vuajtjet, peripecitë, apo paragjykimet me të cilat është përballur.
“Jam shumë e lumtur!”, përsërit vazhdimisht.

Një thikë në plagë…
Ndërsa një nënë përballej çdo ditë me fatkeqësinë e saj, ndër më të mëdhatë, një shuplakë tjetër i mbërriti nga të tjerë prindër. Nëna si ajo…
Rreth 3 vite më parë drejtoria e kopshtit publik ku ajo çonte çdo ditë djalin, i komunikon largimin e tij nga ky kopsht, pasi prindërit e tjerë e kishin shpallur Gjergjin, vetëm 3 vjeç “të padëshirueshëm”. Me një shkresë me 30 firma… A mund të qëndroni për 2 sekonda në këpucët e kësaj gruaje?!
“Ngjarja ka ndodhur në kopështin Nr. 39, por fatmirësisht nuk ra në vesh të shurdhër. Ai u bë publik duke arritur deri tek Ministria e Arsimit dhe Sportit e cila mori masa duke vendosur kështu kthimin e djalit tim në kopësht.”
Por, pavarësisht kësaj, kjo bëri që zonja Bardha të humbasë besimin duke ia besuar më pas djalin e saj një institucioni privat për ta shkolluar.
Ai ka botën e tij plot ngjyra, që pret ta jetojë si gjithë të tjerët. Sepse edhe autikët kanë nevojë për përkujdesje, për dashuri dhe për një trajtim të veçantë.
Por, siç thotë edhe shprehja ‘çdo e keqe e ka edhe një të mirë nga pas’, edhe jeta e këtij vogëlushi është e mbushur me shpresë. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here