Hardiçi, pija që “katnarët e Tiranës” përdornin për të tretur ushqimin!

0
14

Vite më parë, në një nga vizitat e para në qytetin e Mostarit, e më pas në Sarajevë, m’u ofrua një pije freskuese shijën e të cilës dhe sot e kam në gojë.

E freskët, paksa e gazuar, me aromë që kujtonte xhinin dhe sigurisht jo alkoholike. SMERKA e quajnë boshnjakët. E kërkoja në çdo bar apo kafene tradizionale boshnjake dhe e ëmbëlsuar si me sheqer ashtu dhe me mjaltë smerka të bënte ta rrufisje menjëherë.

Më kujtonte një pije që tim ati ja jepnin disa minatorë tiranas të Mushqetasë dhe që atij i pëlqente ta trazonte me ujë mineral Glina (7 lekësh). Shumë vite më vonë, në një nga bashkëbisedimet me chef Sokol Prenga mbi produktet shqiptare të rralla por sidomos në zhdukje, ra fjala mbi këtë pije të rrallë shqiptare që shëngjergjasit e Tiranës prodhonin. Kjo pije quhej HARDIÇ.

Thuhej që “katnarët e Tironës” këtë pije e përdornin “me tret ushqimin ne me pastrú stamokun”. Pija e Hardiçit përftohej nga fermentimi i dëllinjave të kuqe apo të zeza, të cilat pasi laheshin, hidheshin në damixhana qelqi, dhe mbuloheshin me ujë sipas një raporti të caktuar (1kg dëllinja në 3-4 kg ujë). Damixhanat vendoseshin në vende me diell dhe liheshin të mbyllura mirë për jo më pak se një muaj deri një muaj e gjysëm.

Falë fermentimit natyral të dëllinjave përftohej një lëng i shijshëm, paksa i gazuar (krijon njëlloj shkume në sipërfaqe) dhe që sipas dëshirës mund të ëmbëlsohej me mjaltë ose sheqer. Por “tironcit” këtë pije vërtetë e përdornin edhe si pije shëruese për tretjen e vështirë, për pastimin e mushkrive nga përdoruesit e duhanit apo të kollave pas ftohmave të vjeshtës (shkrirjen e sekrecioneve të lengëshme).

Në Bosnjë fshatarët e Mostarit e përdornin hardiçin ( smerka) për masazh në parandalimin e artitit raumatizmal e po ashtu dhe kur “digjte urthi”. Po ashtu, doktori pupullor Arqile Boti e rekomandonte në pacientë për ndihmën që kjo pije e mrekullueshme sillte në shkrirjen e gurëzave në veshka.

Dhe padyshim, duke patur parasysh dobiprurjen në shëndet që ka fruti i dëllinjës, afërmendsh vetitë e kësaj pijeje të lashtë shqiptare vijnë në këtë stinë më shumë së kurrë.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here