Gruaja humb jetën nga hepatiti A, shkak shegët e ngrira

0
209

Një grua në Australi ka vdekur pasi i prek nga hepatiti A, sipas dyshimeve, nga pakot me shegë të ngrira në supermarket.

Zyrtarët e shëndetsisë kanë nxitur sot njerëzit të eliminojnë pakot e frutave të gatshme të quajtura Creative Gourmet, që dyshohet se sollën vdekjen e 64-vjeçares.

Profesori Paddy Phillips, krye-zyrtari mjekësor i Australisë së Jugut, tha se çështja i kishte kaluar mjekësisë ligjore.

“Ky është një rast i rrallë e tragjik dhe unë i ofroj ngushëllimet e sinqerta familjes”, tha ai.

Prodhuesit e produktit në fjalë, Entyce Food Ingredients, kanë tërhequr urgjentisht të gjitha pakot 180gr me kokrra shege të ngrira  pas përhapjes së një epidemie hepatitis A në rajonin australian të New South Wales.

24 raste të virusit janë lidhur me këtë produkt, sipas ekspertëve.

Kompania tha në një deklaratë: “Entyce do të punojë ngushtë me autoritetet shëndetësore për të përcaktuar shkaqet e sakta infektimeve he të vdekjes së gruas”.

Simptomat e hepatitis A përfshijnë të vjella, ethe dhe zverdhje e lëkurës, ato mund të kërkojnë deri në 50 ditë për t’u shfaqur. Virusi është kërcënues për jetën vetëm në raste të rralla.

//arbresh/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.