“Green Smoothies”, nuk duhet t’i mungojnë mëngjesit

0
200

Asnjëherë mos e le anash. Është shumë i nevojshëm pasi iu plotëson me energji. Personat që e anashkalojnë atë kanë tendencën për të fituar peshë, pasi konsumojnë shumë gjatë ditës. Veç kësaj njerëzit të cilët shmangin mëngjesin duken keq dhe të këputur.

Është shumë e rëndësishme përgatitja e një lëngu të shtrydhur në mëngjes. Fakti që iu merr pak minuta kohë nuk do të thotë se duhet ta neglizhoni, pasi me anë të një “smoothies” do të merrni shumë vitamina dhe minerale për shëndetin tuaj. Thjeshtë vini pak fantazinë tuaj në punë, duke kombinuar fruta të ndryshëm herë pas here. Ja çfarë sjell konsumimi i këtyre lëngjeve:

Lufton dobësinë dhe lodhjen

169

Nëse nuk keni mundësi që të kryeni disa ushtrime në mëngjes për të larguar ndjenjën e lodhjes dhe të dobësisë ka disa mënyra të tjera me të cilat mund t’ia dilni mbanë. Provoni të shtrydhni perime apo fruta të gjelbërta, pasi është “mjet” magjik që mund t’ju zgjidhë problemin. Falë kësaj pije do të ndiheni energjik dhe të freskët.

Janë ushqyese

Smoothi-et e gjelbra janë plot minerale dhe vitamina. Për shembull një kombinim fantastik është: lakër jeshile, dardha dhe mollë të cilat përmbajnë vitaminë A, C dhe kalium.

Mëngjes me kalori të ulta

eee

Ata që mendojnë se mos konsumimi i mëngjesit iu krijon mundësi për të humbur peshë e kanë gabim. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Në qoftë se ju pini smoothies nuk do të fitoni kurrë peshë. Është e rëndësishme që të konsumoni smoothie perimesh, pasi smoothiet e frutave përmbajnë shumë sheqer. Megjithatë ju bëjmë me dije se sheqeri i frutave të freskëta është i rafinuar dhe jo aq i dëmshëm sa mund të gjendet në karamele apo çokollata. Bananet janë relativisht më të ëmbla dhe me kalori më të larta se frutat e tjera. Nëse ju i përjashtoni këto jeni në rregull. Mundohuni të zgjidhni frutat e duhura për një smoothie të shëndetshme.

Konsumoni sa më shumë antioksidantë

431Perimet dhe frutat ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Antioksidantët ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm, të rinj dhe të jetoni sa më gjatë. Shtrydhja e domateve, karotave dhe specave është një produkt i mrekullueshëm për bukurinë dhe shëndetin tuaj. Lëkura juaj do të bëhet rrezatuese, flokët tuaj të butë dhe me shkëlqim ndërsa thonjë më të fortë. Kujdes, pini smoothies jeshil në vend të pijeve me kafetinë.

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here