Gjyshet zbulojnë sekretin për të hequr njollat e verdha mbi jastëk

0
2189

gjitha zonjave të faqes tonë u ka ndodhur të gjejnë njolla të mëdha të verdha në këllëfët e jastëkëve, madje dhe në ata vetë. Mund të keni menduar që bëhet fjalë për një njollë sipërfaqësore ose një larje e shkuar keq, por ka rezultuar krejt e kundërta.

Edhe pas larjeve të vazhdueshme me produkte larëse të shtrenjta, njolla nuk është hequr.

Para së gjithash duhet të dini që njollat e verdha në jastëkë krijohen si pasojë e djersitjes gjatë natës. Kjo nuk lidhet vetëm me temperaturën e dhomës, por edhe sepse gjatë gjumit ndodh pastrimi i trupit nga toksinat e dëmshme dhe trupi djersin.

Por edhe pasi shumë njerëz flenë më gojë hapur dhe si rrjedhojë pështyma ndot jastëkun.
Përpara se t’i hidhni jastëkët e vjetër, lexoni këshillat e mençura të gjyshes. yoftm3ih9xb8vuc7dui9• Përgatisni një përzierje me 500 ml ujë të oksigjenuar, 500 ml lëng limoni dhe 1 litër ujë i ngrohtë. Bashkoni bashkë këta tre ingredientë dhe përdorini si pluhur larës. Në rast se mund t’i lani jastëkët me lavatriçe, shtoni lëngun në vendin e zakonshëm të detergjentit dhe lëreni makinën larëse të bëjë punën e saj. Të njëjtën gjë mund të bëni edhe për larjen me dorë.

• Soda e bukës njihet për vlerat e saj zbardhuese. Në një enë qelqi shtoni 250 gr sodë buke, 250 gr kripë deti, një gotë me ujë të ftohtë dhe pak lëng limoni. Krijoni një pastë me përbërësit e mësipërm dhe me anë të një furçe shpërndajeni në zonat e verdha. Lani jastëkët me pak detergjent. Rezultati do ju lërë pa fjalë. /Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here