Gjinia e bebes përcakton cilësinë e qumështit të nënës

0
238

HULUMTIMImë i ri ka treguar që përbërja e qumështit të nënës është i ndryshëm varësisht se a ka lindur djalë apo vajzë.

Psikologët Nensi Segal dhe Satoshi Kanazava theksojnë që ekziston predispozita evolucionare që përbërja e qumështit human të jetë më i mirë për fëmijët e gjinisë mashkullore.

Në të vërtetë, kur lind djalë, qumështi i nënës është plot yndyrë dhe proteina, ndërsa vajzave u siguron sasi më të madhe të vetë qumështit.

Si edhe me të gjitha gjërat lidhur me evolucionin, duket që kjo teori bazohet në idenë që prindërit dëshirojnë të mbrojnë gjenet e veta për të ardhmen.151203_DX_Breastfeeding-Mother-Baby.jpg.CROP_.cq5dam_web_1280_1280_jpegShkaku për këtë teori është që meshkujt e fuqishëm përpiqen të realizojnë monopol ndaj femrave, derisa meshkujt më të dobët praktikisht nuk kanë shanse që të transmetojnë gjenet e veta në gjeneratën e ardhshme.

Nëse nëna është në gjendje të keqe shëndetësore apo nuk ka mjaft ushqim – apo mbase statusi i saj socio-ekonomik është i ulët – djali i saj i sapolindur mbase nuk do të arrijë që të gjejë partneren dhe të transmetojë gjenet në gjeneratën e ardhshme.slide1-woman-baby-couch-1420Megjithatë, shkencëtarët pranojnë që akoma nuk u është krejtësisht e qartë përse, kur është fjala për llojin e njeriut, përbërja e qumështit të nënës varet nga gjinia e fëmijës të cilën e ka lindur. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here