Gjellë me mish, patate dhe bizele

0
102

Si thoni për një gjellë me patate dhe bizele? Receta e mëposhtme do ju ndihmojë ta përgatisni:

Përbërësit:

gjelle2 qepë të grira imët
2 patate të prera kubikë
300 gramë mish qengji
3 domate mesatare të grira imët
100 gram bizele
4 gota ujë
1 lugë çaji me kripë
2 lugë gjelle vaj luledielli

Përgatitja: 
Në një tenxhere me vaj skuqim qepën. Pasi të jetë vyshkur i shtojmë mishin e larë mirë. E lëmë pak dhe pas 7-8 minutash i shtojmë domatet. Pasi të kenë lëshuar lëngun, i shtojmë patatet, bizelet, ujin dhe i lëmë të ziejnë për rreth 30 minuta.
Nga fundi i shtojmë kripën. Gjella me patate dhe bizele është gati//shije/

Komento