Gabimet që bëni kur lani flokët

0
671

Shumica e femrave për shkatërrimin e flokëve ia venë fajin lyerjes, krehjes së shpeshtë, piasterit etj. Ato vërtetë ndikojnë, por në listën e tyre duhet të shtojmë larjen si dhe zakonet e këqija që kemi marrë                          kur lajmë kokën.

Laheni shumë shpesh
Për flokët e rregullta, larja e përditshme nuk rekomandohet. Nëse floku juaj është i thatë dhe pa yndyrë do të ishte mirë ta lanit atë çdo 2-3 ditë. Ndërsa, nëse djersisni dhe floku juaj është i yndyrshëm atëherë nuk mund të anashkaloni larjen pasi fillojnë shfaqen shenja si, kruajtje, copa të vogla të bardha etj.1Përdorni shumë shampo
Shampoja e shumtë “izolon” yndyrën natyrale të flokëve dhe sa më shumë ta përdorni aq më shumë do të thahen flokët tuaja, sepse nuk do t’i lejojnë yndyrës natyrale të flokut të kryejë funksionin e saj midis lëkurës dhe fijeve të flokut.2Nuk e ndërroni shpesh shampon
Çdo dy muaj shampoja duhet ndërruar, sepse për ndryshe floku mësohet me përbërësit e saj dhe fillon yndyroset më shpejt.3

Aplikoni conditioner (balsam) kudo
Balsami duhet vendosur vetëm në majat e flokëve dhe jo afër rrënjës, sepse përndryshe floku do e humbasë të gjithë volumin.4Laheni me ujë të nxehtë

Uji i nxehtë ka si rezultat tharjen e lëkurës por edhe të flokëve. Është mirë ta lani kokën me ujë të vakur në mënyrë që poret të hapen më lehtë dhe aplikimi i shampos të ketë rezultat. Nëse jeni guximtare, mirë do të ishte ta shpëlanit kokën me ujë të ftohtë, në mënyrë që të mbyllen poret dhe flokët të rruajnë në rrënjë lagështinë e duhur.5Nxitoheni
Duhet kushtuar pak kohë më shumë për kujdesin ndaj flokëve. Ndaj mos mbaroni punë shpejt e shpejt, por merrni disa minurta për ta masazhuar kokën dhe për ta shpërlarë atë, në mënyrë që të mos mbetet asnjë shenjë shampoje apo balsami mbi flokë. /revistaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here