Fustani i nusërisë që ka “pushtuar” rrjetet sociale: Ja çmimi i tij!

0
221

Jemi në kohë dasmash dhe pothuajse pjesa më e madhe prej nesh njeh dikë që këtë verë-vjeshtë do të marr hapin e madh.

E ndërkohë që flasim për dasmat, ato nuk mund të konceptohen pa fustanet e nuseve. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë për një nga fustanet e nuseve më të pëlqyer dhe komentuar në Pinterest.1 (19)

Ky fustan i stiluar nga shtëpia e modës australiane “Grace Loves Lace” është pëlqyer dhe ruajtur në Pinterest më shumë se 2.5 milion herë, duke e kthyer atë në fustanin më popullorë të mediave sociale. Bëhet fjalë për një fustan nuseje të këndshëm, stil bohemian, perfekt për dasma të organizuara në mjedise të jashtme apo plazhe.mznXQkGvSiMost-pinned3

Ju do të pyesni për çmimin e tij tani apo jo? Sikurse shkruan “Elle Magazine”, ky fustan kushton 1870 dollarë. Çmim i arsyeshëm, duke menduar çmimet e zakonshme të qerasë së fustaneve. Në galerinë e fotove, shihni edhe më mirë fustanin në fjalë.

Ku i dihet, ndoshta mund t’ju insipirojë.//shije/

Komento