Furçat e shtrenjta janë një humbje parash!

0
1

Eksperti dentar Paul Batchelor tha produkte të tilla si ato për larjen e gojës apo furçat e shtrenjta janë thjesht një shpenzim i tepërt.

Sipas tij për të mbajtur dhëmbë të shendetshëm është e nevojshme që të shmangim sheqernat dhe ëmbëlsirat si dhe të shmangim duhanpirjen.

Pastrimi nëpër klinika apo zbardhimi i dhëmbëve nuk është i nevojshëm nëse mbani një higjienë normale dhe ushqeheni shëndetshëm.

Sipas Batchelor, efektet e karies janë ekzagjeruar për të shitur furça dhëmbësh të shtrenjta.

Batchelor tha se efektet e karies shtohen për shkak të plakjes dhe nuk kanë aspak të bëjnë më mënyrën se si lahen dhëmbët. “Thuhet që nëse nuk lahen dhëmbët rregullisht, do të kemi probleme me mishrat dhe rritje të kavitetit. Nuk është plotësisht e vërtetë. Sa herë që thuhet se ka një problem, bëhet për të shitur diçka”, tha eksperti dentar Paul Batchelor.

Sipas tij dentistët duhet të fokusohen më shumë të personat duhanpirës dhe ata që kanë një dietë të dobët.

Gjithashtu nuk duhet harruar që të lahen dhëmbët rregullisht.

//mapo/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here