Fryrja e qirinjve të tortës e rrezikshme për shëndetin

0
36

Fryrja e qirinjve mund të transmetojë mikrobe

Sigurisht, fryrja e qirinjve, veçanërisht për të vegjlit, është një traditë ditëlindjeje që e kërkojnë gjithmonë.

Në këtë pikë, lajmi i mirë është që mund ta vazhdoni, sipas mjekut Philip M. Tierno, Jr., PhD, profesor i mikrobiologjisë dhe patologjisë në NYU. Fryrja e qirinjve mund të transmetojë disa mikrobe dhe kur këto mikrobe bien mbi sipërfaqen e tortës, të gjithë që hanë ëmbëlsirë, mund të sëmuren.

Ky quhet kontakt i tërthortë, ti nuk ke kontakt fizik me të sëmurin, por mikrobet kalojnë te torta dhe nga torta te ty. Jashtë kontekstit, rritja e numrit të mikrobeve të përmendur në studim duket alarmuese, por shumë persona kanë një sistem imunitar, të aftë për të mundur një numër më të lartë mikrobesh që bien në tortë.1 (43)

Nëse do të tregoheshin shumë të kujdesshëm, fëmijët, të moshuarit dhe persona të tjerë me sistem të dobësuar imuniteti që nuk mund t’i mposhtin mikrobet, mund të mendojnë ta lënë pa ngrënë copën e tortës. Në përgjithësi, megjithatë, ne ndërveprojmë me objekte me më shumë mikrobe gjatë ditës.

“Veprimtaritë që përfshijnë shumë njerëz, si të kryesh veprime në një bankomat, rrit rrezikun e infeksionit shumë më tepër sesa një person që fryn qirinjtë”, thotë Tierno. //21media/

Komento