Fruta dhe perime 5 herë më të freskëta me këtë “spraj”

0
51

Një start-up në Santa Barbara ka arritur të zhvillojë një ruajtës natyral nga mbetjet bimore organike, që mund të zgjasë deri në pesë herë jetën e frutave dhe produkteve bimore.

Një mënyrë për të shmangur prishjen dhe hedhjen në kosh të miliona ton fruta dhe perime çdo vit.

“Edipeel” është emri i substancës ushqimore pa erë dhe pa shije, që pengon gazet përgjegjëse për procesin e dekompozimit. Ajo pasi thahet, siguron një shtresë mbrojtëse që redukton oksidimin dhe më pas kalbjen.apeels-products-called-edipeel-and-invisipeel-aretransparent-coatings-youspray-on-or-dip-produce-inZbulimi është bërë pas 5 viteve studime të thelluara dhe është miratuar nga “Food and Drug Administration” (FDA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. faq3Veshja e re mban freskinë e frutave dhe perimeve, zvogëlon varësinë e tyre nga ngricat dhe temperaturat e larta, duke ruajtur cilësinë e produkteve.

Temperaturat e larta dhe ekspozimi në mjedis, në fakt, kontribuojnë në prishjen e frutave dhe perimeve para se të mbërrijnë te konsumatori. Kjo kompani me qendër në Kaliforni po teston edhe një tjetër substancë natyrale që do të përdoret para korrjes, e cila do të ulë përdorimin e kimikateve në fusha.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here