Frizura e preferuar nga fëmijëria po e pushton botën e modës!

0
267

Frizura më e preferuar pa dyshim këto ditë janë gërshetat e thurura. Gërshetat e thurura mirë, fillojnë në maje të kokës dhe lëshohen në dy gërsheta të holla në tërë gjatësinë e flokëve. Pa marrë parasysh gjatësinë e flokëve, ky trend i ri do t’ju mundësojë t’ju vërejnë të tjerët sapo të dilni nga shtëpia.

Prandaj, ju këshillojmë: kujtojini shkathtësitë e vjetra të thurjes së flokëve dhe pa u hamendur bartni trendin e ri nga mëngjesi deri në mbrëmje. Gërshetat nuk janë vetëm për vajza të reja dhe vetëm për në shtëpi kur përtojmë të ngrihemi nga krevati, ato janë në modë dhe besojmë që edhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të jenë të adhuruara, sepse vërtet na pëlqejnë! /telegrafi/

7a4dfdde990397c594277e57c1dc6cc1 3613-braided-pigtails-905x0-4 136867530256cdb0ebb9711833830476_orig thick-fishtail-braid-2016 I-made-3500-birdhouses-from-scrapwood17__700 Desigual-Braided-Hairstyle-Spring-2016 CressidaBonas

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.