Flokët rozë, guxim dhe trend! (Foto)

0
11

Na pëlqen të eksperimentojmë me tonalitetet e flokut, por roza duket disi e guximshme. Megjithatë, nuk e mendojnë të gjithë kështu

Ndonjë hije roze pastel kombinon bashkë romantiken dhe trendin, në një mënyrë që mbase edhe mund të provohet sikur një herë në jetë.

Por ka disa rregulla që duhen ndjekur për të mos kaluar nga trendi tek e shëmtuara.

E para, flokët rozë në përgjithësi i shkojnë më mirë lëkurave të çelëta. Tek ato më të errëtat, pasteli rozë mund ta eklipsojë shkëlqimin e fytyrës.

E dyta duhet ndarë mirë, rozë e artë apo rozë e mbyllur? Në rastin e rozë e artë, duhet edhe pak prekje bionde për një efekt sa më delikat.

 Këshilla e radhës është mjaft e vyer: kujdes se kjo nuk është një ngjyrë qe del mirë edhe vetë, duhet t’i drejtoheni specialistit!

Për ta ruajtur sa më gjatë shkëlqimin e kësaj nuance, përdorni vetëm shampon dhe balsam për flokë të lyer.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.