Fjalosja, e mirë për lidhjen dashurore: Çiftet që fjalosen janë më të lumtur dhe nuk ndahen

0
1

Nuk është mesazh që e pritni në kartolinën e Shën Valentinit, mirëpo hulumtimet kanë zbuluar se çiftet që fjalosen, priren të mbesin së bashku.

Sipas studimeve, çiftet që fjalosjen janë dhjetëfish më të prirë të kenë lidhje më të lumtur sesa ata të cilët i lënë mënjanë temat e ndjeshme.

Shumica e çifteve në mënyrë të gabuar besojnë se shmangia e temave të ndjeshme do të thotë shmangien e fjalosjes dhe kjo shpie në lidhje të mirë. Por, siç thonë ekspertët e lidhjeve, gabimi më i madh i çifteve është shmangia e problemeve!

Duhet të keni parasysh se një pjesë e madhe e ndarjeve ndodhin pikërisht për shkak të komunikimit të dobët mes dy partnerëve.

Shumë studime e hulumtime e kanë dëshmuar rëndësinë e komunikimit në një lidhje, prandaj shmangia e temave (rrjedhimisht mos komunikimi) mund të shpie drejt ndarjes.

Është mirë që për çdo çështje të diskutoni me partnerin, por ta bëni në mënyrë të qetë, të flisni me argumente, të mos e gjykoni njëri-tjetrin dhe të përmendni vetëm fakte.

/botasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here