Filmat vizatimorë po dëmtojnë fëmijët tuaj, ja çfarë nuk duhet të shohin

0
137

Filmat e “Disney” përçojnë mesazhe të gabuara. Studimi i “Duke University” analizoi 32 filma për vlerat dhe për normat sociale që paraqesin.

Filma si “Sirena e vogël”, “Mbreti Luan”, “Mulan” janë studiuar së bashku me klasikë të tjerë, si “Mary Poppins”. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se ata nuk përçojnë mesazhet e duhura dhe pozitive te shikuesit e tyre të vegjël, madje i largojnë nga problemet me të cilat mund të përballen në jetën reale apo çdo ditë në klasë.du-hoc-philippines-mien-phi-tieng-anhFilma si “Aladdin”, “Mbreti Luan” dhe “101 Dalmatët” përcjellin kështu realitete të shtrembëruara dhe e prezantojnë jetën në mënyrë të gabuar, sipas studiuesve. Ata kanë analizuar rreth 32 filma, që nuk kanë kushtuar pak, por rreth 100 milionë dollarë përfitime. Disa nga problemet që ata paraqesin janë sugjerime të tilla si “pabarazia sociale është gjë e mirë”, madje të varfrit përshkruhen si “më të lumtur se të pasurit”. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here