Fërgesë me miell misri, gjizë dhe hudhra – Traditë dhe shije

0
606

Fërgesat janë një nga shijet më fantastike që kuzhina tradicionale shqiptare ofron.

 

Të përgatitura në receta të ndryshme, me perime të secilës stinë ato ofrojnë një shije unike në tryezë teksa shoqërojnë në mënyrë të shkëlqyer supa e gjellë, mishra, byrekë e gatimë të tjera të ndryshme.

Të përgatitura me domate e speca, patëllxhanë e gjizë, apo edhe perime të tjera të gjitha kanë nga një shije të ndryshme mahnitëse.

Ato të kënaqin nepsin dhe oreksin edhe kur shoqërohen thjeshtë me pak bukë të thekur apo me sallata të lehta të stinës.

Ju sjellim më poshtë një recetë të veçantë të përgatitjes së fërgesës me miell misri, gjizë e hudhra. Një mënyrë fantastike për ta përgatitur në shtëpi e për ta shijuar me gjithë familjen.

 Kjo është një nga ato receta që mjafton ta përgatisësh vetëm njëherë, e më pas do bëhet me patjetër pjesë e gatimeve të amvisave në shtëpi.

Përgatitja e Fërgesës me Miell Misri dhe Gjizë

Përbërësit 

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

7-8 lugë gjelle me miell misri

25 gr gjalpë të freskët (për një gatim më të shëndetshëm AgroËeb.org ju këshillon përdorimin e vajit të ullirit ekstra të virgjër)

5-6 lugë gjellë gjizë e freskët

4 thelpinj hudhra

4 gota ujë

Spec djegës pluhur

Kripë

Disa thelpinj arrash

Përgatitja 

Si fillim, ju udhëzojmë të vendosni një tenxhere në zjarr dhe të kaurdisni miellin e misrit me gjalpë derisa mielli të zverdhet.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni gjizën, hudhrat e shtypura, kripën, specin djegës dhe ujin.

Përzjeini dhe lërini të ziejnë derisa masa të trashet.

Përziejini bashkë dhe largojini nga zjarri.

Lëreni fërgesën të ftohet pak dhe kur ta shërbeni spërkateni me disa pika gjalpë të tretur dhe disa thelpinj arrash.

Nëse preferoni mund ta spërkasni edhe me pak majdanoz të grirë hollë.

Kjo fërgesë fantastike shoqërohet në mënyrë të mrekullueshme me sallata të freskëta të stinës dhe mund të konsumohet në çdo vakt të ditës.

//agroweb/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.