Femra në karrierë, mitet që nuk duhet t’i besoni

0
286

Përqark dëgjohen shumë gjëra lidhur me femrat të cilat punojnë, mes paragjykimesh dhe mitesh false, imagjinata e femrës e cila bën rrugë në fushën profesionale është larg nga ajo e vërteta. Për këtë arsye është mirë të qartësojmë disa gjëra.

article-0-0656374C0000044D-143_468x455

Mamatë që punojnë nuk janë prodhuese në punë
Shumë punëdhënësit dyshojnë në lidhje me mamatë që punojnë. A do të arrijnë të qëndrojnë pas fëmijëve dhe karrierës? A do të arrijnë të mbarojnë në kohë detyrat e tyre? Po, sipas një studimi që është bërë ne Universitetin e Zyrichut jo vetëm mamatë ja dalin mbanë por ka nga ato të cilat kanë të paktën 2-3 fëmijë dhe punojnë më shumë se ato femra që kanë 1 fëmijë të vetëm.

Woman-working-desk-iStock-425

Femrat që punojnë nuk bëjnë fëmijë
Është e vërtetë që të bësh fëmijë në moshë të re është disavantazh por edhe femrat që punojnë arrijnë të bëhen nëna edhe pse nuk e bëjnë menjëherë. Kështu është rritur dhe numri i mamave mbi 30 vjeç, mama të lumtura dhe të realizuara.

Femrat janë “shefe” jo të mira
Mbase pikërisht se femrat dinë mirë atë që i rrethon kur marrin detyra në drejtim, tentojnë të japin maksimumin dhe të jenë jo vetëm në barazim por edhe më të mira se kolegët e tyre meshkuj.

Femrat në karrierë nuk janë nëna të mira
Sa më shumë kalon koha aq më shumë nënat mendojnë të bëhet të zonjat! Kush punon në fakt shpenzon më shumë kohë me fëmijët. Për më tepër femrat që punojnë janë më pak depresive dhe kjo gjë i jep shëndet dhe qetësi fëmijës.

Thonë ato: “Jam një grua në karrierë”
Ka nga ato që punojnë për pasion dhe ka nga ato që punojnë për detyrim, sido që të jenë gjërat, femrat nuk pëlqejnë të etiketohen, çdo femër ka një mijë motivime të cilat nuk mund të imagjinohen, kështu që asnjëra nuk përcaktohet me një frazë të tillë. /express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here