Fëmijët po preken gjithmonë e më shumë nga sëmundjet e të rriturve, ja 10 problemet më të rënda shëndetësore

0
95

Nëse deri para pak vitesh sëmundjet e mëposhtme ishin të klasifikuara si patologji të moshave të dyta apo të treta, studimet e ndryshme kanë dalë në përfundimin se fëmijët po preken gjithmonë e më shumë nga sëmundjet “ekskluzive” të të rriturve.

Ata nuk janë më imunë ndaj dhjamosjes së mëlçisë apo mpiksjeve të gjakut! Më poshtë do të lexoni të gjitha sëmundjet që portal përnënat.al i ka klasifikuar si të rrezikshme për fëmijët.

Obeziteti
Pothuajse 1 në 3 fëmijë është mbipeshë. Gjenetika luan rol të rëndësishëm, por edhe stili i jetesës është faktor përcaktues.
Presioni i lartë i gjakut
Ashtu si tek të rriturit, obeziteti mund të shkaktojë presion të lartë gjaku edhe tek fëmijët. Gjithashtu mund të jetë një shenjë e problemeve të veshkave ose të zemrës.
Kolesterol i lartë
Gjithkush ka nevojë për kolesterol në organizëm, por sasia e tepërt bllokon arteriet. Ky problem gjithnjë e më shumë vërehet edhe tek fëmijët.
Diabeti i tipit 2
Dikur kjo sëmundje quhej diabeti i të rriturve, por gjithnjë e më shpesh po prek edhe fëmijët. Obeziteti është ndër shkaktarët kryesorë.

Dhjamosja e mëlçisë
Paaftësia e trupit për të absorbuar lëndët që merr, ndikon që në mëlçi të akulmulohet sasi e lartë yndyre, gjë që dëmton mëlçinë.
Gurët në tëmth
Gurët në tëmth shkaktojnë dhimbje të forta barku, të cilat përkeqësohen sidomos pas ngrënies.
Gurët në veshka
Kur një fëmijë merr sasi të mëdhaja mineralesh, ato bëhen shkak për sëmundje të rrugëve urinare. Nëse nuk pini mjaftueshëm lëngje, mund të krijohen dhe gurët.
Sëmundjet mendore
Shumë lloje të sëmundjeve mendore, si depresioni, çrregullimet në ushqyerje etj mund të fillojnë që në fëmijëri.
Mpiksja e gjakut
Është shumë e zakonshme tek të rriturit, por mund të ndodhë në çdo moshë. Tek fëmijët është tregues se ka diçka tjetër që nuk shkon në shëndetin e tyre.
Artriti
Dhimbjet e forta të gjymtyrëve vijnë si pasojë e plakjes, por së fundmi kanë filluar të shfaqen edhe tek fëmijët.
Osteoporoza
Humbja e masës kockore ka filluar të bëhet shumë e shpeshtë tek fëmijët. Kjo është si pasojë e mungesës së kalciumit dhe vitaminës D.

//living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here