Fëmijët bëhen hiperaktivë dhe me çregullime kur i çoni në shkollë në këtë moshë

0
458

Data e lindjes së një fëmije mund të çojë direkt në probleme me vëmendjen dhe hiperaktivitetin në shkollë.

Kjo është ajo çfarë sugjeron një studim i ri botuar në revistën mjekësore të Australisë. Diagnoza më e zakonshme te fëmijët që janë më të vegjël në moshë në një klasë është ajo e një vonese në zhvillimin normal. Problemet karakterizohen nga mungesa e vëmendjes, hiperaktivitet dhe impulsivitet, ose sindroma ADHD.

Zakonisht këto probleme lidhen edhe me disa faktorë të tjerë të rrezikut siç janë ato gjenetike, me peshën e vogël në lindje, me marrjen e alkoolit apo duhanit gjatë shtatzënisë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, këto probleme prekin rreth 1% të popullsisë.ui14770391331Studiuesit në Perth, Australi, analizuan të dhënat për vitin dhe muajin e lindjes së 311 384 nxënësve, duke i ndarë ata në dy grupmosha: midis 6-10 vjeç, mes 11-15 vjeç. Një total prej 5,937 fëmijë, ose 1.9%, janë duke u trajtuar me medikamente për mungesë vëmendjeje dhe hiperaktivitet (2.9% meshkuj dhe 0.8% femra). Në grupmoshën 6-10 vjeçare, fëmijët më të vegjël kishin dy herë më shumë gjasa për të marrë medikamente në krahasim me ata më të mëdhenj. Në grupit 11-15 vjet, efekti ishte më pak i theksuar, por ende statistikisht mbetet i rëndësishëm.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.