Fakte interesante që duhet t’i dini për gratë

0
29

Të gjithë ato libra se si t’i kuptojmë gratë nuk kanë asgjë tjetër pos fakteve biologjike dhe sociale mbi to.

Për shembull, pse gratë jetojnë 2-10 vjet më gjatë se meshkujt anembanë botës?

Shihni më poshtë dhe kuptoni disa fakte të pabesueshme që dolën të jenë të vërteta për gratë.

Gratë shohin më shumë ngjyra

Gratë shohin mesatarisht 20% më shumë ndryshime në ngjyra dhe forma.

Trupi i grave është më pak rezistent ndaj alkoolit se sa i burrave

Besojeni apo jo por alkooli është më i rrezikshëm për gratë, pasi ato janë më të prirura ndaj sëmundjes së mëlçisë si hepatiti (një inflamacion i mëlçisë) dhe ka më shumë gjasa të vdesin nga cirroza e mëlçisë (një sëmundje kronike).

Gjithashtu ka më shumë gjasa që gratë të kenë dëmtime në tru nga alkooli, si humbja e funksioneve mendore dhe zvogëlimi i madhësisë së trurit.

Gratë hanë përafërsisht dy kilogramë buzëkuq gjatë jetës së tyre

Shumica prej tyre e urrejnë të rrezikojnë

Ju mund të keni vërejtur se gratë janë më pak të prirura për të rrezikuar në krahasim me burrat dhe në të vërtetë ka një arsye shkencore për këtë.

Pjesa e trurit që peshon mundësitë kur merr një vendim është më e madhe tek gratë sesa tek meshkujt. Disa argumentojnë se kjo ishte mënyra e evolucionit për t’i bërë gratë që të jenë më të mira në kujdes dhe për të shpëtuar “fisin” gjatë mbledhjes së ushqimit dhe strukturimit të jetës shoqërore.

Mund t’i shëndoshin burrat e tyre

Çuditërisht, shumë burra në lidhje dashurie afatgjata po bëhen më të shëndoshë dhe kjo mund të jetë nga gratë e tyre.

Kjo rezulton në kujdesin e tepërt të partnerit të tyre në lidhje me ushqimin. Ekziston edhe synimi i pandërgjegjshëm për ta bërë një mashkull më pak tërheqës për femrat e tjera.

Zgjedhin stilin para rehatisë

Ky kuriozitet nuk ka një shpjegim shkencor.

Shoqëria dhe mediat kanë bërë presion mbi gratë për shekuj me radhë për të krijuar një standard të caktuar dhe kjo rezulton me atë se shumica e grave zgjedhin paraqitjen elegante mbi rehatinë.

Shijen e të nuhaturit e kanë shumë të theksuar

Qelizat e trurit janë të rradhitura me më shumë dendësi në trurin e grave

Mesatarisht, truri i grave është 9% më i vogël se sa i burrave.

Por kjo nuk ka asnjë efekt në aftësitë e grave pasi që numri i qelizave është i njëjtë vetëm se ato janë të radhitura më me dendësi.

Ato janë “heronjtë” e panjohur të shpikjeve.

Taket dikur ishin për burrat

Në vitet 1600, taket u futën në modën e grave për të imituar burrat që vishnin take si një shenjë e maskilitetit dhe statusit të tyre.

 Janë më të mira në leximin e mimikave

Që në fillim të jetës së tyre, gratë janë më të mira në leximin e fytyrave, gjesteve dhe toneve të zërit, gjë që i bën ato biseduese dhe udhëheqëse shumë të mira.

Ndonjëherë dallimet në kohëzgjatjen e jetës midis burrave dhe grave mund të jenë deri në një dekadë por mesatarisht janë të paktën 2-3 vjet.

Kjo nuk është e vërtetë vetëm për qeniet njerëzore. Orangutangët femra dhe shimpanzetë gjithashtu jetojë më gjatë se  orangutangët meshkuj.

//klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here