Është dimër dhe tava me fasule pllaqi s’mund t’i mungojë tryezës suaj!

0
118

Ky lloj gatimi është karakteristik për qytetin e Korçës, pasi fasulja pllaqi është një prej produkteve të zonës, që gjendet me lehtësi, shumë e freskët dhe e sezonit nga fermerët që e kultivojnë.

Përbërësit:

Për 6 persona

  • 500 gr fasule pllaqi,
  • 500 g mish viçi,
  • 1 qepë e madhe,
  • 1 spec i kuq,
  • Gjysmë gote ujë,
  • Rigon,
  • Trumzë,
  • Piper i zi,
  • Gjethe dafine,
  • Kripë,
  • Vaj ulliri,
  • Majdanoz.

Përgatitja:

Meqënëse fasulja pllaqi kërkon pak më shumë kohë për t’u gatuar, është mirë që të vendosen për të zier në një tenxhere për gati 3 orë dhe më pas të ndërrohet uji i tyre. Më pas, shpëlajini nga uji, vendosini në tenxhere duke i lënë pak të forta, jo të buta fare.
Grini në rende qepën dhe hidheni në një tigan me katër lugë gjelle vaj ulliri, bashkë me specin e kuq. Hidhni edhe mishin dhe trazojini mirë, deri sa të skuqen. Me radhë shtoni edhe erëzat, te mishi dhe perimet që po skuqen, derisa mishi të marrë ngjyrën karakteristike të skuqjes. Shtoni gjysmë gote me ujë.
Ngrohni furrën në 180 gradë. Fasulet hidhini në një tavë dhe më pas shtoni mishin bashkë me perimet e skuqura në tigan. Futeni edhe tavën në furrën e ndezur më parë, për gati 30 minuta. Gjatë servirjes në pjatë mund të shtoni edhe pak vaj ulliri, si dhe majdanoz.

//Shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.