Përgatisni aromatizues ambienti

0
27

Aromatizuesit i bëjnë më të këndshëm dhe çlodhës ambientet ku ju jetoni, mirëpo kohët e fundit është provuar se aromatizuesit artificial mund të shkaktojnë çrregullime shëndetësore.
Atëherë përse të mos përgatisni ju vetë një aromatizues ekonomik për ambientet e shtëpisë suaj? Ja se si të veproni:

Përbërësit:
një shishe qelqi|
kunja druri të gjatë
¼ filxhan me alkool izopropilik|
¾ filxhan me ujë|
20 pika vaj esencial sipas dëshirës|
lëkurë limoni, portokalli, grejpfruti
erëza të freskëta (për shembull kanellë, rozmarinë, mende apo livandë)

Përgatitja:
1.Zgjidhni një shishe qelqi, me grykë sa më të vogël.
2.Vendosini bimët aromatike në fund të shishes.
3.Përpara se të shtoni lëkurën e agrumeve, kujdesuni që t’ia largoni pjesën e bardhë. Priteni në copëza të imta dhe i hidhni mbi bimët aromatike.
4.Shtoni ujin dhe alkoolin izopropilik si dhe disa pika vaj esencial sipas dëshirës dhe e përzieni.
5.Vendosni kunjat në shishe. Pas 30 ditëve, mund ta ndryshoni për të evituar formimin e mykut.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.