Në formë me një tas lëng mishi

0
12

Ky artikull do t’ju rendisë disa nga arsyet kryesore që ju tregojnë pse duhet ta bëni pjesë të dietës suaj ditore supën me lëng mishi.

Lëngu i mishit ka efekte relaksuese, veprim të drejtpërdrejtë në sistemin nervor, është qetësues, hidratues dhe ka edhe një “as nën mëngë”: ka pak kalori. Nëse i shtojmë aftësinë që ka për të ngopur, kemi gjetur pjatën ideale për t’i ndrequr gjërat kur e kemi tepruar në tryezë: lëngun e mishit.

Në kuzhinën tradicionale, lëngu i mishit është zierja në ujë e mishit, të cilit i kemi shtuar edhe disa perime si: karotë, selino, qepë, spinaq, kunguj dhe erëza. Mishi që  zihet ngadalë në ujë të bollshëm lëshon disa proteina, vitamina (sidomos ato të grupit B), një sasi mineralesh, hekuri dhe potasi.

Lëngu më i mirë i mishit përgatitet kështu:

  • Për çdo gjysmë kile mish nevojitet një litër ujë.
  • Mishi vihet direkt në ujë të ftohtë. Kurse perimet i shtohen kur uji të ketë vluar.
  • Përdorni mish jo të majmur (pa dhjamë), nëse doni të bëni lëng pule, duhet t’ia hiqni lëkurën para se ta vini në zierje.
  • Mos i shtoni patate nëse doni ta ruani lëngun. Po të ketë patate, ai  duhet përdorur brenda 24 orëve sepse pas kësaj kohe fillojnë të zhvillohen përbërës toksikë dhe thartohet.
  • Për lëngun e perimeve këshillohet përdorimi i perimeve të stinës, që korrespondojnë me nevojat stinore të organizmit tonë.
  • Sapo të vlojë uji, zierja duhet të vijojë me zjarr shumë të lehtë.
  • Koha minimale e përgatitjes është një orë e gjysmë për mishin dhe 45 minuta për lëngun e perimeve.

Të gjitha përparësitë e lëngut të mishit:

  • Ka aftësi ngopëse, sidomos lëngu i mishit. Kurse lëngu i perimeve është mineralizues.
  • Është hidratues shumë i mirë, veçanërisht në dimër, kur priremi të pimë më pak ujë.
  • Lufton kapsllëkun.
  • Ka shumë pak kalori: një tas lëng perimesh ose mishi, të furnizon minimumi me 30 kalori dhe maksimumi me 50 kalori.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.