Ekstrakt vaniljeje i bërë në shtëpi

0
20

Ky përbërës i veçantë ushqimor kërkon vetëm 2 përbërës, vanilje dhe alkool

IJSmYlhHLEcPërbërësit

  • 3-5 shkopinj vanilje
  • 227 gramë  alkool si vodka, burbon, brendi apo rum

Pajisjet

  • Thikë dhe tavolinë për të prerë
  • Kavanoz ose shishe e pastër
  • Shishe të reja (me dëshirë)
  • Gyp i vogël (me dëshirë)
  • Filtrues kafeje (me dëshirë)

Përgatitja
Ndani në gjysmë për së gjati çdo gjethe vanilje. Mund ti lini të bashkuar pak në fund për pamje më të bukur ose mund ti bëni në copa që ti fusni në vazo. Vendos gjethet e vaniljes në kavanoz apo shishe, mbulloji mirë me alkool. Mbylleni enën dhe tundeni fort. Vendoseni kavanozin në një vend të freskët, të errët për të paktën një muaj duke e tundur herë pas here. Provojeni dhe shihni nëse dëshironi ta lini dhe më gjatë për ta bërë aromën dhe më të fortë. Ndoshta do të doni ti hiqni pjesët e vaniljes dhe të filtroni lëngun në një shishe më të bukur.

vanilla_extract_bottles01Nëse doni një lëng të pastër, mund ta kulloni në një filtër kafeje. Ose mund ta merrni vaniljen që ta përdorni më pas si ekstrakt në gatime të tjera dhe të shtoni në alkool gjethe të reja vaniljeje. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here