Ekspertët e ushqimit: ja cfarë duhet të hanë fëmijët

0
454
happy toddler boy eating strawberries on a white background

Si prind, ju duhet t`ia jepni fëmijës tuaj bazën e edukatës ushqimore.

Çfarë duhet të hanë fëmijët tanë?
Më shumë qumësht dhe perime, apo të heqin dorë nga ushqimet gjysmë të gatshme që ndodhen në çdo qoshe rruge të qytetit ku jetojmë? Mësoni si të kultivojmë tek fëmijët tanë elementët e një edukate të mirë në ushqim, që të jenë të gatshëm për të përballuar sfidat e jetës.

Ekspertët e ushqimit flasin se një fëmijë duhet të konsumojë të paktën 5 fruta dhe perime gjatë ditës. Mund të duket një sasi e madhe, por në realitet do të thotë të konsumohet një sallatë jeshile dhe domate, pa harruar edhe perimet e freskëta dy herë në ditë, një fryt në përfundim të drekës dhe një tjetër në orët e pasdites, duke u kujtuar edhe për lëngun e frutave çdo mëngjes. Frutat dhe perimet luajnë një rol të rëndësishëm në ekuilibrin ushqyes të organizmit të fëmijës. Por edhe si një ushqim me pak kalori ato shërbejnë për të luftuar obezitetin (mbipeshën).children1

Si t’i mësojmë fëmijët me fruta dhe perime?
Nëse fëmija është i uritur në mes të dy vakteve mund ta mësoni të hajë një fryt, në vend të një çokollate, patatine, apo një copë torte.

E keni të vështirë të blini çdo ditë perime të freskëta?
Ju mund ta zgjidhni shumë mirë duke përdorur kutitë me perime të konservuara, ose qeset e perimeve të ruajtura në frigorifer. Nga pikëpamja e ekuilibrit ushqyes janë të pranueshme dhe me vlera ushqimore.

Fëmija juaj thotë se nuk i pëlqejnë perimet?
Pyeteni se cilat prej tyre nuk i ka shumë për zemër dhe propozojini të tjera, të gatuara në një mënyrë tjetër si pure, në furrë, të ziera, etj.

Fëmijëve nuk u pëlqen ajo që nuk e njohin. Shtojini kuriozitetin fëmijës suaj duke e marrë me vete në blerjet e perimeve në tregun e zarzavateve. Kështu ai do të njihet me perimet dhe do të shohë transformimet e tyre gjatë gatimit.

Këshillat e ekspertëve
Mëngjesi është ushqimi i parë dhe i vetëm, i cili i jep fëmijës energjinë e duhur për të qenë në formë që në orët e para të ditës. Mëngjesi shërben për të rigjeneruar rezervat e konsumuara gjatë natës.children2

Mëngjesi njëherësh shërben për të filluar ditën në familje. Ai duhet të jetë i përbërë nga:
• Karbohidrate (bukë, drithëra me pak sheqer)
• Qumësht, ose kos.
• Një fryt, ose një lëng frutash pa sheqer.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here