E vërteta se kur duhet të bëni ushtrime fizike… në mëngjes apo pasdite?

0
447

Nëse doni të keni format e duhura trupore, të digjni më shumë kalori dhe të keni shëndet të mirë duhet që çdo ditë të bëni ushtrime fizike. Fatkeqësisht, ora e saktë se kur duhet të bëni ushtrime fizike nuk ka                       qenë asnjëherë e qartë, pavarësisht studimeve.

Sipas një studimi të publikuar nga Medicine & Science in Sports & Exercise, 35 njerëzit që bënë ushtrime për 45 minuta në mëngjes ishin më pak të uritur se sa kur nuk bënin asnjë ushtrim. Gjithashtu, nëse bënin ushtrime në mëngjes kishin mundësi të digjnin kaloritë e fituara gjatë ditës dhe jo gjatë natës kur një person është në gjumë.

Fitnessss

Sipas Lara Carlson, profesore në Universitetin e New England, nëse doni të bini nga pesha apo të keni shëndet të mirë, atëherë studimet favorizojnë bërjen e ushtrimeve fizike në mëngjes. Ata që bëjnë ushtrime në mëngjes kanë presion më të ulët gjaku gjatë ditës dhe bëjnë një gjumë më të rehatshëm. “Gjatë gjumit trupi përmirëson gjendjen e vet dhe gjumi ul stresin, prandaj kjo ndikon dhe në peshën tuaj… mendoj se në të ardhmen kërkimet do jenë më të qarta për ushtrimet fizike në mëngjes,” tha ajo.

Por, në anën tjetër, edhe bërja e ushtrimeve pasdite ka të mirat e veta. Sipas një studimi të vitit 2010 në gazetën Chronobiology International, duke qenë se temperatura e mjedisit dhe e trupit rriten gjatë pasdites, po ashtu rritet dhe aktiviteti i enzimave dhe veprimtaria muskulore, prandaj dhe pasditja është një kohë e mirë për të bërë ushtrime fizike. Gjithashtu, do ndiheni më mirë pasi keni pasur një ditë të lodhshme.

Nëse do të duhet të zgjidhte, Carlson thotë: “Unë do i bëja ushtrimet fizike në mëngjes… por nëse nuk zgjoheni dot në mëngjes për të bërë ushtrime, mos u stresoni. E rëndësishme është që të bëni ushtrime çdo ditë.”  /Revista Class/

 

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.