Supa që funksionon 100% si ilaç për gripin!

0
347

Me ndryshimin e temperaturës dhe ajrin e ftohtë që është më i favorshëm për përhapjen e mikrobeve, shumë prej nesh tashmë ndihen të lodhur.

Në vend të vuajtjeve gjatë ditës, provoni të përgatisni këtë recetë supe e cila mund të rrisë sistemin tuaj imunitar dhe të lehtësojë simptomat e gripit.

Përbërësit bazë janë hudhra dhe xhenxhefili 

Hudhra mund:

Të rregullojë presionin e lartë të gjakut

Lufton alergjitë

Rregullon nivelet e sheqerit në gjak

Zvogëlon  inflamacionin

Parandalon shtimin e peshës

Trajton dhimbjen e fytit etj.

Hudhra është një burim jetik i vitaminave dhe lëndëve ushqyese që mund të luftojnë simptomat e të ftohtit dhe gripit.

Përfitimet shëndetësore të xhenxhefilit 

Xhenxhefili ka qenë përdorur për shekuj për të kuruar ftohjet, ethet, problemet e tretjes dhe kushtet e tjera. Ai është gjithashtu një anti-inflamator i fuqishëm dhe efektiv. Shumë studime kanë vërtetuar se xhenxhefili ka veti antioksiduese, antimikrobike dhe antifungale, të cilat ndihmojnë ndaj ftohjes dhe gripit. 

Përbërësit:

  • 4 qepë të prera hollë
  • 50 gram xhenxhefil i grirë imët
  • 2 thelpi hudhra
  • 7 gota lëng pule
  • pak piper të kuq dhe kripë

Metoda:

Vendosni qepën, hudhrat dhe xhenxhefilin në një tenxhere të madhe dhe i lini në një nxehtësi të ulët për 2 minuta. Trazojini vazhdimisht. Më pas shtoni lëngun e pulës, piperin dhe kripën. I lini të ziejnë përreth 20-30 minuta.

E lini të ftohet disa minuta para se ta shërbeni dhe në fund shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here