Dy këshilla për tu dukur më e hollë

0
396

Për t’u dukur më elegante dhe më bukur nganjëherë keni nevojë për vetëm disa këshilla. Pozita dhe qëndrimi i trupit shpejt mund ta bëjnë figurën më elegante dhe më femërore. Por, gjithashtu, qëndrimi i trupit të femrës në aspektin vizual mund të “mënjanojë” disa kilogramë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë recetë për humbje të shpejtë të peshës, por në ndryshime të pozitës së tri pjesëve të rëndësishme të trupit. Nëse planifikoni që së shpejti ta vishni fustanin tuaj të preferuar për ndonjë ngjarje solemne, ndiqni rregullat në vijim dhe përpiquni që t’ju bëhen shprehi, ndërsa ndryshimet do të jenë të jashtëzakonshme.

Gjinjtë e varur dhe dekolteja Për gjinj të cilët më nuk qëndrojnë si dikur zgjidhja më e mirë është që të blini sytjena të përshtatshme. Por qëndrimi, përkatësisht pozita e trupit mund të krijojë një efekt të jashtëzakonshëm vizual të ngritjes së tyre. Gjinjtë e varur i theksojnë edhe më shumë krahët e lëshuar, të cilët përshkruajnë muskujt e dobët të pjesës së epërme të shpinës, qafës dhe krahëve. Dobësimi i muskujve shtyn krahët përpara, e me këtë edhe qafën dhe kështu dukeni të përkulur, ndërsa gjinjtë të tërhequr dhe të varur.
Zgjidhja: Secilën herë kur keni mundësi drejtojeni shpinën, lëshojini krahët dhe tërhiquni prapa, zgjateni maksimalisht qafën dhe ngrini mjekrën. Pozitën mbajeni sa më gjatë, pushoni pak e më pas e përsëritni ushtrimin e njëjtë.

Barku i theksuar Indi dhjamor në bark nuk mund të hiqet brenda natës, por me veshje të duhura të brendshme për formësim të trupit mund të kamuflohet lehtë. Por, dukja juaj elegante varet edhe nga pozita e trupit tuaj. Shkaktari i barkut të theksuar, madje edhe te femrat që nuk kanë probleme me kilogramë të tepërt qëndron në pozitën e ijëve dhe legenit që është i shtyrë përpara. Për ta përmirësuar këtë deformim duhet që të ndani pak kohë për një ushtrim të thjeshtë. Përkuluni në njërin gju, e mbështetuni në tjetrën këmbë. Drejtojeni shpinën dhe filloni që ta shtyni përpara legenin sa më shumë që të mundeni. Qëndroni ashtu për 30 sekonda dhe përsëriteni këtë disa herë dhe atë duke ndërruar këmbët.
Zgjidhja fshihet në prapanicën tuaj. Secilën herë kur qëndroni drejt, i drejtoni krahët dhe shpinën dhe e shtyni prapa prapanicën. Ndoshta nuk do të ndjeheni mirë, por barku menjëherë do të duket më i rrafshët, e ju më femërore.

//portalb/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.